Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
06 May 2026
Vizion fokus

(VIDEO) Tigri “kockë e lëkurë” mezi qëndron në këmbë,...

SHBA dhe Irani drejt marrëveshjes? Trump pezullon përkohësisht operacionin...

Zjarri përfshin qendrën tregtare në Teheran, të paktën 8...

Trump thotë se do ta pezullojë operacionin për shoqërimin...

Arsenali thyen mallkimin 20-vjeçar, mposht 1-0 Atleticon dhe shkon...

Rrezik sulmi nga Irani? Ambasadori zbulon sa e mbrojtur...

“Kur hyje në zyrën e tij…”, Turdiu vlerëson Ilir...

Turdiu tregon eksperiencën në Gjermani: Europianët nuk na duan,...

Turdiu: Ja ç’do i thoja sot profesorit që më...

Fejesa që rrënoi familjen Turdiu: Nga student ekselent më...

Drafti i eksperteve për reformën në drejtesi

12 Janar 19:51

Zbardhet drafti i ekspertëve të nivelit të lartë për reformën në drejtësi, për të cilin kanë punuar nën mbikëqyrjen e juristëve të EURALIUS dhe OPDAT.
Sipas këtij dokumenti, Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë.

“Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë, tre prej të cilëve emërohen nga Presidenti i Republikës, tre anëtarë emërohen nga Kuvendi dhe tre anëtarë emërohen nga mbledhja e përbashkët e Gjykatës së Lartë dhe e Gjykatës së Lartë Administrative. Anëtarët që emërohen nga Presidenti i Republikës dhe Kuvendi përzgjidhen nga lista e kandidatëve të hartuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Procedura e përzgjedhjes dhe emërimit të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese garanton standardet e kandidimit të hapur, konkurimit të ndershëm, transparencës dhe përzgjedhjes së kandidatëve më të kualifikuar.”

Kjo gjykate nuk mund të shpallë antikushtetues një ligj të miratuar nga Kuvendi për rishikimin e Kushtetutës, me përjashtim të rastit kur është shkelur procedura e miratimit. Në draft theksohet se anëtarët vazhdojnë veprimtarinë sipas mandatit të mëparshëm.
Ekspertët parashikojnë që Këshilli i Lartë Gjyqësor përbëhet nga 11 anëtarë, gjashtë prej të cilëve zgjidhen nga gjyqtarët e të gjitha niveleve dhe pesë zgjidhen nga Kuvendi nga radhët e juristëve jo gjyqtarë.

“Anëtarët jo gjyqtarë zgjidhen me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit mbi bazën e propozimeve, nga radhët e avokatëve, 1 anëtar, nga radhët e noterëve, 1 anëtar, nga trupa e pedagogëve të drejtësisë, 1 anëtar, nga trupa e pedagogëve jo gjyqtarë ose prokurorë të Shkollës së Magjistraturës, 1 anëtar, dhe nga shoqëria civile, 1 anëtar. Për çdo vend vakant organizmat propozuese i paraqesin Këshillit të Emërimeve në Drejtësi tre kandidatë të përzgjedhur, sipas një procedure transparente dhe publike. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi bën renditjen e kandidatëve dhe ia dërgon Kuvendit.”

Prokurori i Përgjithshëm, propozojnë ekspertët e nivelit të lartë, emërohet me tre të pestat e anëtarëve të Kuvendit, mes tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë përzgjedh sipas një procedure transparente, publike dhe bazuar në merita rendit tre kandidatët më të kualifikuar. Nëse Kuvendi nuk emëron Prokurorin e Përgjithshëm brenda 30 ditëve nga paraqitja e propozimeve, kandidati i renditur më lart nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë konsiderohet i emëruar. Procedura e përzgjedhjes dhe emërimit të Prokurorit të Përgjithshëm parashikohet me ligj.”

Drafti, parashikon ngritjen e Tribunalit Disiplinor te Drejtësisë, i cili përbëhet nga Kryetari i Gjykatës së Lartë, 2 gjyqtarë të Gjykatës së Lartë sipas ligjit, Kryetari i Gjykatës Administrative, 2 gjyqtarë të Gjykatës së Lartë Administrative si dhe 1 prokuror.

Në paketën e ndryshimeve kushtetuese parashikohet:

“Vlerësimi Kalimtar i Kualifikimit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve” ndërsa theksohet se të gjithë ata që përfundojnë me sukses procesin e vlerësimit dhe rivlerësimit konsiderohen gjyqtarë dhe prokurorë të emëruar.

Posted Under:
Kryesoret Politike
Tagged:
Draft Eksperte EURALIUS Gjykata Kushtetuese Këshilli i Emërimeve në Drejtësi Këshilli i Lartë Gjyqësor OPDAT Presidenti i Republikës Reforma në drejtësi Zbardhet

Nga e njëjta kategori

Mbi 20 pensionistë ende drejtorë në Policinë e Shtetit, s’ka kush i zëvendëson

më shumë...

Ishte nisur nga Shqipëria drejt Ukrainës, fundoset në brigjet greke anija me 8 mijë tonë sodë

më shumë...

Rrezik sulmi nga Irani? Ambasadori zbulon sa e mbrojtur është Shqipëria sot

më shumë...

“Kur hyje në zyrën e tij…”, Turdiu vlerëson Ilir Metën si ministër të Jashtëm, zbulon detaje

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:43

Siguri shëndetësore për pelegrinët, ministrja Sala: 24...

10:32

I jepet lamtumira Servet Pëllumbit, mbahen homazhe...

10:19

Mbi 20 pensionistë ende drejtorë në Policinë...

10:02

Shtyhet vendimi për Thaçin, Veselin, Krasniqin e...

9:51

(VIDEO) Tigri “kockë e lëkurë” mezi qëndron...

9:48

SHBA dhe Irani drejt marrëveshjes? Trump pezullon...

9:40

Zjarri përfshin qendrën tregtare në Teheran, të...

9:31

Shkodër/ Kokainë dhe lojëra fati në lokal,...

9:26

Trump thotë se do ta pezullojë operacionin...

8:37

Ishte nisur nga Shqipëria drejt Ukrainës, fundoset...

8:27

Parashikimi i motit për ditën e sotme

8:12

“Mos neglizhoni shëndetin”, parashikimi i yjeve për...

11:02

Arsenali thyen mallkimin 20-vjeçar, mposht 1-0 Atleticon...

10:30

Rrezik sulmi nga Irani? Ambasadori zbulon sa...

10:13

“Kur hyje në zyrën e tij…”, Turdiu...

10:06

Turdiu tregon eksperiencën në Gjermani: Europianët nuk...

10:03

Çfarë i ndodh trupit kur konsumoni peshkun...

9:44

Turdiu: Ja ç’do i thoja sot profesorit...

9:38

“Dua të bëhem baba”/ Ish-fermeri në Living...

9:27

Fejesa që rrënoi familjen Turdiu: Nga student...

Më të klikuarat

  • Sjellja e Fabjolës, AGAI hap televotimin e jashtëzakonshëm!
  • “Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë...
  • Kush është fermerja që u largua nga Ferma Vip
  • E akuzonte për vdekjen e të birit 3 vite me parë, 54-vjeçari...
  • Fejesa që rrënoi familjen Turdiu: Nga student ekselent më çu...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.