Dorëzimi i madateve të opozitës është një çështje që ka tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve dhe është konsideruar si krizë politike në Shqipëri.

 

Dorëzimi në bllok i mandateve nuk kishte ndodhur ndonjëherë dhe kjo është dhe një nga arsyet e një lloj konfuzioni qe u krijua, jo vetëm rreth vlefshmërisë se këtij akti politik te opozitës, por, posaçërisht rreth procedurës ligjore ne trajektoren nga kuvendi ne kqz.

 

Ashtu sikurse, fillimisht u hamendësua se mandatet e lëshuara nga opozita do te mund te shpërndaheshin te forca te tjera politike, ne këtë rast te krahu i shumicës.

 

Për të diskutuar më shumë rreth kësaj çështje në edicionin e lajmeve në Vizion Plus ka qenë eksperti ligjor, ish-ministër për raportet me parlamentin ne qeverinë socialiste, Ilirjan Celibashi.

 

Ka një opinion se kodi zgjedhor nuk i ka parashikuar në mënyrë shteruese situatat e mundshme posaçërisht në lënien e mandateve siç është dhe situata në të cilën ndodhemi. Cili është opinioni juaj?

 

Kjo është e vërtetë dhe në fakt në çdo lloj marrëdhënie tjetër juridike është e vështirë që ligji të parashikojë në mënyrë shteruese raste të cilat ndoshta edhe imagjinata nuk arrin ti rreki. Sipas rregullimit aktual ligjor mandatet, dhe kalimi nga një emër në tjetër ngelet brenda një subjekti dhe sa kohë që këto subjekte dhe parti politike nuk janë të organizuara në një koalicion, nëse do të kishim një koalicion atëherë këto mandate do ti kalonim dikujt tjetër brenda koalicionit. Në zgjedhjet e 2017 konkurimi është bërë pa koalicione, dhe në momentin kur lista shumëemërore e kandidatëve të një partie politike do të shterojë nëse mund të themi kështu, atëherë vendi përkatës në kuvendin e Shqipërisë do të ngelet vakant.

 

A do të ishte një zgjidhje logjike ndalimi me rregulla me kodin zgjedhor i kësaj dukurie që ka ndodhur, apo parashikimi i këtij rasti dhe rregullimi i plotë ligjor.

 

Nuk e di se çfarë rregullimi do të duhet të kishte që ta rregullonte këtë moment sepse në fund të fundit ky është një qëndrim politik, dhe është shprehje e qëndrimit politik të opozitës për situatën e caktuar politike dhe ekonomike të vendit, dhe është gjithmonë në diskercionin e përfaqësuesit të kësaj opozite të zgjedhur në kuvend që të marri edhe vendimin që e vlerëson si më të përshtatshëm.

 

Po sjell rastin e Italisë ku lënia e mandatit ka përgjegjësi dhe duhet që ta paraqesë kërkesën e tij në parlament dhe është ai që do ta votonte dhe kjo është një pengesë. A mund të ishte kjo në rastin tonë një zgjidhje?

 

Mund të ishte një zgjidhje por mesa di unë dhe në rastin e Italisë, bëhet fjal për një senator mos gaboj ai thjesht ka emrin si anëtar i senatit pasi nuk ka asnjë funksion dhe nuk përfuiton as trajtimin financiar dhe as privilegjet e tjera. Është një diskutim teorik dhe nuk niset mbi principet të cilat përcaktojnë sesi do të jetë përfaqësimi i qytetarëve në organin përfaqësues të tyre. Personalisht mendoj që në çdo rast duhet të jetë një zgjidhje e cila nuk cënon vullnetin e përfaqësuesit të qytetarëve për të mbajtur qëndrime të caktuara.

 

Në rrethanat në të cilat jemi, a është e zgjidhshme dhe e kompletuar nga ana ligjore ndonëse ligjvënësi nuk e kishte parashikuar  në mënyrë shteruese. Kjo që po nodh është në rregull, apo cilido rregull që do vijë, klasa politike dhe politikanët do ta gjenin anën për ta kaluar?

 

Ky vlerësimi është i padiskutueshëm, ky nuk është vetëm një rast shqiptar, pasi kanë ndodhur edhe në vendet me demokraci më të zhvilluar, ku ti  e ke të vështirë që qasjes politike ti gjesh një zgjidhje ligjore. Nga pikpamja formale që është krijuar është e rregulluar sepse janë përcaktuar rregullat dhe afatet dhe mënyra se si bëhet zëvendësimi i mandateve ku krijohen vakancat. Pavarësisht se ato kanë paraqitur dorëheqjen në mënyrë të menjëhershme, por shprehja e vullnetit të tyre është individuale. Secili prej tyre ka nënshkruar një deklaratë individuale, dhe kjo e bën një akt individual por nga ana politike është çështje tjetër.

 

A mund të themi cilët janë pikat  e dobëta të reformës në drejtësi?

 

Së pari mund të them se është duke ecur ngadalë, sesa për shkaqe objektive kjo ngadalësi është ndoshta do të duhej më shumë kohë që ta analizoj, e dyta duket që nuk ka një proces të standartizuar veçanërisht në lidhje me vendimmarrjen, duket sikur për të njëjtat çështje apo për çështje të ngjashme organet të cilat ushtrojnë procesin e Vettingut kanë qëndrime dhe vendime të ndryshme. Kjo mundet të cënojë besueshmërinë e qytetarëve tek procesi i vettingut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *