E martë, 6 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Votohet për delegatët e Kongresit, Rama shmang komentet, Veliaj: Vetëm PS di të bëjë shtet

Nga Enkelejda Mema

Socialistët u thirrën para kutive të votimit për të zgjedhur delegatët e rinj të kongresit sipas parimit, një anëtar, një votë.Votën për përfaqësuesit e rinj të organit më të rëndësishëm të partisës, kryesocialisti Edi Rama e hodhi në qendrën e Surrelit.

Reklamë

Siç është bërë e zakonshme, Edi Rama u largua pa asnjë deklaratë për mediat. Në të njëjtën orë me të parin e socialistëve votoi edhe i pari i qytetit të Tiranës. Ndryshe nga Edi Rama, Erion Veliaj shpërndau për mediat këtë mesazh.

“Ka vetëm një forcë që di të bëj qytet, që di të bëj shtet, ka vetëm një forcë që i hapet djemve dhe vajzave të reja dhe është partia jonë, është Partia Socialiste”, tha Veliaj.

Në qeshorin e kongresit shumë nga 950 delegatët e dalë nga ky proces votimi do ta kenë për herë të parë pjesmarrjen në të.

Kur ende nuk është përcaktuar data e mbajtjes së kongresit zgjedhor ai pritet të sjellë ndryshime në emrat e drejtuesve politik.

Ai do të shenjojë edhe nisjen e fushatës elektorale për parlamentaret e 2025-ës, ku duket se lufta e re e kundër korrupsionit e shpallur nga Edi Rama do të jetë sërish kali i betëjës me të cilin socialistët do të kërkojnë fitoren e një mandati të katërt qeverisës./vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë