Pas dorëheqjes së Arta Dollanit nga pozicioni i drejtores së Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore, për vijimin e mëtejshëm të punës, ministrja Margariti ka emëruar në krye të IKTK, Rudina Kulen, deri në përfundimin e procedurave të konkurimit.

 

Kule mbante detyrën e zv.drejtores në këtë institucion dhe drejtuese e ASHA deri në momentin e formimit të IKTK.

 

Ky institut u formua nga bashkimi i 2 institucioneve të mëparshme në varësi të ministrisë së Kulturës, përkatësisht nga Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Agjencia e Shërbimit Arkeologjik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *