Marrëveshja e Prespës i hapë rrugën Maqedonisë drejt anëtarësimit në NATO dhe BE, shkruhet në letrën që presidenti amerikan Donalld Tramp i ka dërguar homologut të tij Gjorge Ivanov, me rastin e Ditës së pavarësisë, 8 Shtatori.

 

Maqedonia ka shumë arsye që këtë vit të jetë krenare. Marrëveshja historike e Prespës e zgjidhë kontestin shumëvjeçar për emrin me Greqinë dhe e hap rrugën e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe në BE. Marrëveshja dhe anëtarësimi i Maqedonisë në NATO do të forcojnë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin në gjithë rajonin. SHBA-të janë të gatshme ta mbështesin Maqedoninë, veçanërisht në bisedimet e ardhshme për anëtarësimin tuaj në NATO. U dëshiroj çdo të mirë qytetarëve të Maqedonisë në këtë ditë të posaçme.

 

Letra e presidentit Trump drejtuar homologut të tij maqedonas vjen në vazhdën e vizitave të liderëve të NATO-s dhe BE. Një ditë më pare sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg vizitoi Shkupin ku beri apel për pjesëmarrje ne referendum, sot Maqedoninë do ta vizitojë kancelari austriak Sebastian Kurz dhe nesër kancelaria gjermane Angela Merkel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *