Subscribe

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump akuzohet për përdhunim. Akuzat e rënda vijnë në prag të fushatës së tij presidenciale, ku synon të marrë një mandat të dytë si kreu i Shtëpisë së Bardhë.

 

Gazetarja Jean Carroll në një shkrim për “New York Magazine”,shprehet se e ka intervistuar presidentin amerikan kur ai ishte një biznesmen i suksesshëm në pasuritë e paluajtshme në mesin e viteve 1990.

 

Ata më pas ishin takuar rastësisht në një dyqan, dhe Trump kishte kërkuar ndihmën e saj për t’i bërë dhuratë një mikeje. Pasi zgjedhin dhuratën, Trump i kërkon asaj të provojë në dhomën e veshjes.

 

Gazetarja aty shpjegon tmerrin kur presidenti amerikan e përdhunoi. Presidenti Trump ka reaguar menjëherë pas akuzave që kanë tronditur amerikanët.

 

Ai tha se nuk e ka takuar kurrë në jetën e tij gazetaren. Madje e cilësoi sulmin si një tentativë të Jean Carroll për të shitur librin e saj të ri me titull “Çfarë duhet të bëjmë për meshkujt? Një propozim modest”

 

Më tej, presidenti amerikan kërkoi prova që faktojnë pretendimet e gazetares së “New York Magazine”.

 

Carroll shkruan në artikullin e saj se nuk e kishte denoncuar përdhunimin, pasi nuk kishte asnjë provë për të vërtetuar pretendimet e saj. Madje ajo shton se nuk e kishte denoncuar më herët presidentin amerikan për shkak se Trump e kishte kërcënuar me vdekje.

 

Deri më tani 15 gra, mes tyre edhe emra të famshëm të botës së modës e muzikës, janë në mesin e femrave që kanë denoncuar publikisht presidentin Trump për sulme seksuale dhe përdhunim.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *