Subscribe

Burime të siguruara bëjnë me dije se vëllezërit Andrea dhe Martin Olldashi në datën 7 dhjetor kur mendohet të këtë ndodhur edhe vrasja një telefonatë se i ka nxjerrë nga shtëpia.

 

Për këtë, policia, sipas burimeve të siguruara, ka sekuestruar disa telefona përfshi edhe të të njohurve të tij. Mendohet se vëllezërit janë marrë në një makinë me të cilën kanë udhëtuar deri tek vendi i ngjarjes, aty ku mendohet se dhe janë ekzekutuar.

 

E gjithë kjo edhe për grupin e hetimit lidhet me gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes. Deri tani nuk ka një pistë të fortë që mund ta çojë grupin e hetimit tek motivi si dhe autorët e këtij krimi makabër. Policia ka shoqëruar disa persona nga Pogradeci dhe Maliqi, por deri tani grupi i hetimit nuk ka shkuar tek autorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *