Elton Mara, doktor dhe aktivist shqiptar në New York, deklaroi se pjesëmarrja në zgjedhjet amerikane këtë vit është shumë e lartë.

 

Ai tha për “Quo Vadis” se shumë qytetarë u janë drejtuar kutive të votimit para ditës së zgjedhjeve ose kanë shprehur vullnetin e tyre me postë.

 

I pyetur se kë prej dy kandidatëve preferon komuniteti shqiptar atje, Elton Mara u shpreh se këtë vit ata janë të dyzuar.

 

Intervista e plotë:

-Do të vazhdojmë të flasim për zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të shkojmë me një lidhje direkte me Neë York City, ku është Elton Mara, aktivist, doktor, njëkohësisht pjesë e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Si duket situata në  SHBA një ditë para zgjedhjeve?

Ka një ndryshim nga zgjedhjet e 2016, mënyra e votimit është ndryshe, votohet nëpërmjet postës, votohet me ditë më përpara se datat e votimit, sigurisht edhe nesër është data e votimit dhe është votimi përfundimtar. Ka një pjesëmarrje shumë të madhe nëpër kutitë e votimit, amerikanët ndryshe nga herët e tjera shkojnë dhe votojnë më herët dhe e kanë gjetur si zgjidhje më të përshtatshme dhe më të volitshme për secilin nga ata. Mendoj se pjesëmarrja është shumë e lartë, ka mbi 90 milion amerikanë që kanë votuar, që është herët përpara datës së votimit.

-Elton, nga të gjitha zgjedhjet që ju keni monitoruar deri tani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, a janë këto më të fortat për shkak edhe të dinamikës së kohës?

Mendoj që kjo situatë që po kalon tani Amerika dhe e gjithë bota ka ndikuar shumë në debatin politik për sa i përket zgjedhjes së presidentit. Ndryshe nga 2016 këto zgjedhje janë më agresive dhe janë zhvilluar në kushte komplet ndyshe nga katër vite më përpara si nga presidenti Trump, ashtu edhe nga zoti Biden kanë shpalosur dy platforma komplet të ndryshme të cilat janë munduar t’i piketojnë ata votues që deri diku kanë qenë të lëkundur. Po ashtu luftohet shumë për ato shtete të cilat janë vendimtare, përcaktuese për dhënien e votës për presidentin, sic është Michigan-i po ashtu edhe Pennsylvania. Këto dy shtete në 2016 kanë votuar për zotin Trump  dhe mendohet që këto dy shtete mund të ndryshojnë rezultatin aktual të zgjedhjeve që janë diten e nesërme me 3 nëntor. Mendoj që të dy platformat po t’i shikosh në këndvështrime të ndryshme kanë targetuar mosha dhe qytetarë të ndryshëm për sa i përket zgjedhjes që ata do të bëjnë.

-Elton, çfarë do të ndodhë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe me botën, por dhe me situatën e pandemisë dhe me Covid-19 nëse fiton Trump edhe Biden sepse referuar gjuhës së tyre dhe deklaratave të tyre duket se kanë qëndrime diametralisht të kundërta?

Atëherë nëse do të kemi një zgjedhje të zotit Trump, presidenti aktual Trump atëherë do të jetë e njëjta politikë që zoti Trump ka ndjekur katër vitet e mëparshme, një politikë negociuese, një politikë e cila do të ulë në tavolinë dy palët të cilat më përpara nuk janë ulur ose kanë pasur konflikte dhe si e tillë njihet një politikë e jashtme të cilën ai ka ndjekur prej katër vitesh. Mendoj se politika që zoti Biden e ka shpalosur është një politikë e cila kërkon më tepër socializim dhe si e tillë ka një shprehje ndryshe nga të tjerët .

-Cili është pozicioni i komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka një kandidat të preferuar në këto zgjedhje?

Atëherë komuniteti shqiptar ndryshe nga vitet e mëparshme mendoj që është i ndarë në dy kategori, disa që votojnë edhe Biden, disa që votojnë edhe Trump. Arsyeja sepse Trump-i deri katër vitet e mëparshme ka qenë edhe mbetet një negociator i fuqishëm për sa i përket forcave politike në Tiranë dhe në Kosovë, duke ulur në tavolinë dy presidentët e Kosovës dhe të Serbisë . Po ashtu zoti Biden ka deklaruar që do të jetë pro çështjes shqiptare. Ndërkohë ka pasur deklarata nga administratat përkatëse ndërkohë ku Richard Grenell i ka kërkuar popullit shqiptaro-amerikan që të votojnë për Trump-in. Po ashtu edhe administrata e Biden u ka këkrkuar qytetarëve shqiptaro-amerikanë të votojnë për Biden-in. Por në këtë pikë mendoj që janë të ndarë shqiptarët, sidomos në ato vende ku ata janë më shumicë siç është Neë Yorku, Michigani, Bostoni. Vota e tyre është e ndarë, nuk është më si votë e mëparshme si në kohën e Clinton-it, ku ata dinin që ishin pro politikës së Clinton dhe të gjithë votat ishin pothuajse të shkuara për administratën e Bill Clinto-it.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *