Subscribe

Marash Logu, përfaqësuesi i Partisë Demokratike në KQZ, ka denoncuar se vëzhguesi i PD-së është kërcënuar nga vëzhguesja e PS-së, Joana Melengu, e cila, sipas tij, i ka thënë se “do t’ia presin gjuhën”.

 

Këto kërcënime, Melengu i ka bërë gjatë proçesit të rinumërimit të votave për Beratin, deklaroi Marashi.

 

“Joana Melengu është kryetare e Njësisë Administrative Nr.2 në Berat e cila ndodhej në fugonin e mbushur me ushqime nga rezervat e shtetit për të blerë vota për PD por u kap më pas nga strukturat PD-së. Kjo shtesase duhej të ishte në burg dhe jo në sallën e KQZ duke rinumëruar dhe kërcënuar përfaqësuesit e PD”-së, shtoi Logu, ndërsa e konsideroi një ngjarje të papranueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *