Subscribe

Në interpelancën e kërkuar nga opozita parlamentare këtë të enjte nuk kanë munguar replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetes Rudina Hajdari.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Hajdari u shpreh se uron që një ditë kreu i qeverisë të jetë në bankën e të akuzuarit. Sipas Hajdarit, në vitin 2000 Rama është munduar ta kalojë truallin e Kukullave në pronësi të Bashkisë së Tiranës, por u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

“Këtij vendi i duhet një teatër të ri, Ju i përçatë artistët. Kur i ka thënë ata këto gjëta, apo i kanë thënë sot. Sot çështja a duhet t’i ruajmë këto vlera? Ju e bëtë në 4 të mëngjesit në mënyrë barbare këtë shembje. Uroj të jesh një ditë në bankën e të akuzuarit. Ju zoti kryeministër keni qenë në vitin 2000 kryetar bashkie, jeni munduar ta merrni atë truall, por keni thënë që këto momuente duhen të rruhen. Por gjatë këtyre viteve nuk keni bërë asnjë restaurim. Mos e keni shembur në mënyrë të kundra ligjshme? Në vitin 2000 ju jeni dashur të merrni teatrin e Kukullave në pronësi të bashkisë Tiranë, Gjykata Kushtetuese e ka kundëshruar këtë këtë kërkesë. Pasi kjo është shkelje e Kushtetutës.”

Kryeministri Rama mori fjalën dhe iu përgjigj Hajdarit duke lexuar komentin e një personi, për të cilin tha se është një militant demokrat.

“Është e kot që të rikthehem për të rivënë në vend gjërat që the, që i dëgjon gabim nga shqipja në shqip. Do ju lexoj një koment nga Facebook, të një demokrati që nuk i kursen ato që ka për mua, por në ato ditët pas ‘tragjedisë’ së shemjes së godinës: “Na tha futni në çadër se do bien urgjent, por çfarë fituat, na thanë na e futi Amerika, ska më llafe, ska më zgjedhje, o burra revoltë popullore. Kur ikën të gjitha dolën edhe nga parlament, o burra tek unaza e re se do vijë populli. Populli s’erdhi, erdhën fadromat, na ngeli libri i çunit të Fariut.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *