Subscribe

President i zgjedhur shpërthyer ne akuza dhe deklarata te forta pas ngjarjes së ndodhur në Lezhë, ku LSI pretendon se kryetari i partisë ne fshatin Raboshte është dhunuar nga mbështetës te PS. Teksa vizitoi ne shtëpinë e tij Gjovalin Gjinin, Iir Meta foli per armatosje te popullit nëse nuk merren masa.

 

Kryetari i kuvendit akuzoi ashpër Edi Ramen duke thëne se rilindja e tij është bere njësh me bandat. Meta tha se ka komunikuar me ministrin e brendshëm per situatën e krijuar, ndërsa u shpreh se mbarë populli i Lezhës do të dalë para policisë nëse kjo e fundit nuk arreston kriminelët, qe sipas tij i njohin të gjithë.

 

Menjëherë pas deklaratës së Metës reagoi dhe policia e shtetit. Nëpërmjet një njoftimi, policia shpreh “keqardhjen për sulmin e sotëm nga ana e një lideri politik”, por deklaron se personi i dhunuar nuk ka dhënë asnjë indice për identifikimin e autorëve. Policia sqaron se janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe se nuk ka asnjë provë qe incidenti te ketë prapavije politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *