Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, teksa thotë se duhet reflektim për një nga periudhat më të errëta të historisë.

Begaj shprehet krenar për vlerat e popullit shqiptar, që nuk bëri kompromise në mbrojtjen e humanizmit dhe thotë se këto histori duhet të shërbejnë për të kundërshtuar me vendosmëri padrejtësitë.

Reagimi i potë:

Në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, ne reflektojmë mbi miliona njerëz që u persekutuan dhe u zhdukën në një prej periudhave më të errëta të njerëzimit.

Krenar per vlerat e popullit shqiptar, i cili kurrë nuk bëri kompromis as edhe me jetën e tij në mbrojtjen e kauzës së humanizmit.

Le të na shërbejnë historitë e tyre që të kundërshtojmë me vendosmëri urrejtjen, diskriminimin dhe çdo padrejtësi tjetër në dëm të njerëzimit. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *