Shefi i kontrollit të territorit në Bashkinë e Tiranës, Toni Beni i ftuar në edicionin  qëndror të lajmeve në Vizion Plus theksoi se policia Bashkiake ka marrë të gjithë masat e duhura për mbarëvajtjen e ditës së parë të shkollës në kryeqytet.

 

Në fjalën e tij ai theksoi se në këtë plan masash një vëmendje e veçantë i është kushtuar, sigurisë së jetës, kalimi në vijat e bardha sidomos afër institucioneve shkollore dhe gadishmëria e punonjësve të policisë të cilët do të shoqërojnë dhe ndihmojnë prindërit dhe fëmijët në situata të veçanta.

 

Gjithashtu siguria shëndetsore dhe verifikimi i çdo shitësi ambulant afër ambjenteve të shkollave është një tjetër masë e ndërmarrë në planin e masave të sigurisë. Ndalohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe qe që furnizojnë bizneset në pikat kyçe të kryeqytetit veçanërisht gjatë orëve të para të mëngjesit.

 

Më poshtë do të lexoni intervistën e plotë të shefi i kontrollit të territorit në Bashkinë e Tiranës, të dhënë në edicionin qëndrot të lajmeve në Vizion Plus:

 

Me fillimin e shkollës nis edhe stresi në rrugë. Çfarë do të bëni për shmangur kaosin dhe trafikun?

Ne kemi marrë kontakt me njësitë administrative me drejtorët e shkollave në lidhje me problematikat që ka në zonat e shkollave dhe përrreth tyre, për këtë kemi bërë një plan masash që konsiston në tre kolona kryesore. E para është siguria e jetës që do të thotë në rrugëkalimet në vijat e bardha që janë afër shkollave, do të ketë policë bashkiake që do të sigurorë prindërit, nxënësit apo shoqëruesit e nxënësit të cilët do të vijnë në mëngjes në shkollë. Policë bashkiakë do të ketë në ato vende më problematike, për këtë kemi diskutuar dhe me drejtorët e shkollave ku kemi evidentuar problematikat që kanë qenë ndër vite, dhe bazuar në këtë kemi bërë dhe planin e masave. Shtylla e dytë do të jetë siguria shëndetsore, ku në ambjentet e shkollave apo në afërsi të tyre nuk do të lejohen ambulantë apo shitës që shesin ushqime të pakontrolluara, kjo per te siguruar shendetin e femijeve. Shtylla e tretë do të jetë ndalimi ose respektimi i urdhërit të kryetarit të bashkisë  nga ana e mjeteve të transportit të mallrave, ku ndalohet kalimi nga ora 7 deri në orën 9,  që do të thotë që mjetet e transportit të mallrave jo ato të njerëzve nuk do të lejohet të qarkullojnë në territorin e Tiranës.

 

Ky është një urdhër që ju e keni thënë dhe në vitet e mëparshme jo ju personalisht por të tjerë, por ne kemi parë që ky urdhër është shkelur.  Çfarë do të bëni konkretisht që ky urdhër të mos shkelet më?

Nuk e di se ku e keni parë këtë shkelje ju, por unë ju siguroj se nuk do të lejohen që në pikat hyrëse tëTiranës të qarkullojnë mjete të tilla që janë në kundërshtim me urdhërin e kryetarit të bashkisë. Meqë ma hapët këtë teme dhe vitin e kaluar janë parë policië bashkiakë që ju kanë ardhë në ndihmë nxënësve.

 

Kemi vënë re shpesh në shkolla, se furgoni që transporton nxënës mban më shumë nxënës se numri i lejuar, kjo është një e juaja dhe e policisë së rendit. Çfarë do të bëni që ta ndaloni këtë lloj fenomeni që rrezikon jetën e fëmijëve?

Në të gjithë këtë plan masash që kemi bërë në këtë fillim viti shkollon ne kemi bashkëpunuar dhe vazhdojmë të punojmë ngushtësisht me policinë e shtetit. Konkretisht për rastin që më flisni do të bashkëpunojmë me policinë e komisariatit të qarkullimit rrugor të policisë së shtetit, igurisht dhe nga ana jonë do të kontrollohen licencat dhe kushtet e licencave të këtyre mjeteve që transmetojnë nxënës ose udhëtarë.

 

Prindërit e kanë shumë problem mëngjesin për shkak të trafikut, sa orë para duhet të dalin prindërit që të shkojnë në kohë në shkollë dhe më pas në punë?

Për këtë pyetje unë do të bëj dhe një apel për të gjithë ato prindër që  të përdorin mjetet e transportit publik, pjesën këmbësore, trotuare, të evitojnë përdorimin e makinave, se ka një llogjike se nëse të gjithë do të përdorim makinat në një orë unë nuk e di se si mund të zgjidhet, kërkoj që të gjithë të kuptojnë situatën dhe të ndihmojnë në uljen e trafikut, i cili do të na shkaktojë vonesa në punë dhe në shkollë.

 

Ju thatë se keni evidentuar disa zona që janë më problematike në Tiranë, cilët janë ato?

Është një kalim i këmbësorëve të Rruga Sabadin Gabrani, te 21 dhjetori, kalohet  rruga “Muahamed Gjollesha”,nga  të dy krahët, aty zakonisht ka një fluks trafiku më shumë se në zonat e tjera të Tiranës, ku vendosën policë bashkiakë në bashkëpunim me policinë rrugore dhe të shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *