Subscribe

E mërkura shënon fundin e detyrës per ministrat teknike dhe ministri i brendshëm Dritan Demiraj ka shkuar per here te fundit ne zyre. Prej 22 majit Dritan Demiraj mori drejtimin e nje ministrie te rëndësishme, veçanërisht per shkak te akuzave te opozitës per fenomenin e drogës ne Shqipëri. Pas me shume se 3 muajsh ne këtë detyre Demiraj deklaron se kultivimi i kanabisit këtë vit ka shënuar ulje rekord.

 

 “Po sigurisht është i ulet, madje jo vetëm është i ulet,  por edhe gjate këtyre muajve te fundit ka pasur disa goditje, operacione te cilat ne nje pjese te madhe te tyre kam qene edhe unë prezent, jo ne rolin operacional, por si ministër.”

 

Sipas Demirajt tashme është e nevojshme qe te rritet lufta kundër trafikanteve.

 

Prodhimet e vjetshme qe jane ne sasi shume te mëdha, te fshehura, sigurisht jo edhe pa dijeninë e policisë, duhet intensifikuar puna per goditjen e tyre edhe per kapjen e personave. Dhe ne fakt policia kap vetëm persona te nivelit te ulet, ka ardhur koha qe te çohen para drejtësisë persona te cilët jane kryesore ne këtë trafik.”

 

Ne debatin e fundit mes drejtorit te përgjithshëm te policisë se shtetit Haki Cako dhe ministres se mbrojtjes per funksionimin e radarëve, ministri Demiraj pozicionohet ne krah te Cakos, duke deklaruar se radarët kane probleme.

 

“Ajo qe do te sugjeroja është marrja e masave te menjëhershme per përmirësimin e punës se këtyre radarëve dhe identifikimin e shkaqeve dhe pasojave e dërgimin e njerëzve qe kane përgjegjësi para ligjit. Është nje afere korruptive dhe kjo nuk ka diskutim.”

 

Ne përfundim te eksperiencës si ministër i qeverise Rama, Demiraj pranon se nuk është ndjere shume komod.

 

Nuk është se jam ndjere shume komod, nuk kemi pasur bashkëpunim te sinqerte me strukturat qofshin ato vartëse qofshin ato eprore, pra edhe ne kryeministri, por une falenderoj policinë nivelet e ulëta deri ne nivelet me te larta per punën per përpjekjet. Policia ka brenda saj persona shume te ndershëm te përgjegjshëm per punën qe kryejnë, por sigurisht policia ka persona te cilët duhen larguar nga detyra.”

 

Demiraj do te qëndroje deri pasdite ne zyre e do te prese ministrin e brendshëm Fatmir Xhafaj, per t’i dorëzuar detyrën, moment qe shënon zyrtarisht fundin e pranisë se opozitës ne qeverinë Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *