Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
30 April 2026
Vizion fokus

“Në PD s’ka garë”, Mërtiri: Me Sali Berishën në...

Ministri izraelit: Do të ndërmarrim sërish veprime kundër Iranit

KE publikon masa për mbrojtjen e konsumatorëve nga çmimet...

Sulmet izraelite në Libanin jugor, humbin jetën pesë persona

Makina përfundon në oborrin e banesës në Klos

VIDEO/ Autobusi bie në lumin Sena, shpëtohen pasagjerët

SHBA shqyrton vendosjen e raketës hipersonike “Dark Eagle” në...

Bllokada detare në Hormuz, OKB: Rrezikohet ekonomia globale

75-vjetori i krijimit të Forcës Ajrore, Begaj: Plani i...

Propozimi i Rusisë për armëpushim në 9 maj, Ukraina...

Dimitar Kovaçevski, pasardhës i Zoran Zaevit, VMRO-ja rizgjedh kryetarin

13 Dhjetor 09:43

Dimitar Kovaçevski, është zgjedhur kryetar i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë së Veriut.

 

Ai në këtë post do të zëvendësoj kryetarin e deritanishëm, Zoran Zaev, i cili paraqiti dorëheqjen pas disfatës së thellë të LSDM-së në zgjedhjet lokale, më 31 tetor.

 

Zgjedhja e Dimitar Kovaçevskit, deri tash zëvendësministër i Financave, u bë në kongresin e jashtëzakonshëm të socialdemokratëve, në një garë ku kishte edhe dy kandidat të tjerë, Frosina Remenski dhe Jovan Despotovski.

 

Kryetari i ri i LSDM-së, Kovaçevski, pritet të jetë edhe kryeministër i ardhshëm pasi, Zoran Zaev, dorëheqjen ka paraqitur edhe nga drejtimi i ekzekutivit, por ende nuk ka kaluar në Kuvend pasi organet drejtuese të LSDM-së, kërkuan shtyrjen e dorëheqjes deri në zgjedhjen e kryetarit të ri dhe sigurimin e shumicës në Kuvend.

 

“Qytetarët duhet ta rikthejnë besimin tek institucionet dhe e ardhmja e vendit dhe për këtë Qeveria duhet t’i përmbushë pritjet e tyre për efikasitet më të madh në qeverisje dhe përmbushje të premtimeve. Çelësi për këtë është te vendosja e njerëzve të duhur në pozitat e duhura, si dhe krijimi i një sistemi në të cilin secili do të jetë përgjegjës për detyrat e veta. Duhet përqendrim më i madh në nevojat reale të qytetarëve, në ato probleme që rëndojnë mbi njerëzit. Nevojitet gjithashtu një qeverisje e përgjegjshme dhe një luftë e qartë kundër krimit dhe korrupsionit”, tha Kovaçevski.

 

LSDM-ja, që drejton qeverinë e Maqedonisë së Veriut humbi shumicën pas largimit të lëvizjes Besa nga qeveria.

Pjesë e qeverisë tani do të jetë partia Alternativa, e cila në zgjedhjet lokale ishte në koalicion opozitar me Aleancën për Shqiptarët, por edhe nënshkruese e nismës për mocionin e mosbesimit të qeverisë, që ishte iniciuar nga VMRO DPMNE, më 11 nëntor.

 

Të dielën e 12 dhjetorit, kongres të partisë ka mbajtur edhe VMRO DPMNE-ja, në të cilin është konfirmuar kryetari aktual, Hristijan Mickoski edhe për një mandat të ri.

Mickoski ka përsëritur kërkesën për zgjedhje të parakohshme, të cilat sipas tij, janë zgjidhje e vetme për dalje nga kriza politike.

 

“Suksesi ynë në zgjedhjet lokale tregon se në vendi ka nevojë për ndryshime edhe në pushtetin qendror. Ndryshimet janë të pashmangshme. Populli ka pritshmëri dhe shpresë nga ne dhe ne duhet të bëjmë ndryshime. Jam i gatshëm të bisedoj me çdo politikan të ndershëm për një proces i ri në vend”, tha Mickoski pas rizgjedhjes në krye të partisë.

 

Por, Lidhja Social Demokrate është kundër zgjedhjeve të parakohshme, pasi sipas saj, “shumica parlamentare është stabile”. Kundër zgjedhjeve është deklaruar edhe Bashkimi Demokratik për Integrim, që është pjesë e qeverisë. Zgjedhjet e fundit të rregullta në Maqedoninë e Veriu janë mbajtur në korrik të vitit 2020./R.E.L

Posted Under:
Kryesoret Politike Rajoni
Tagged:
Dimitar Kovaçevski Kryetar VMRO Zoran Zaev

Nga e njëjta kategori

“Në PD s’ka garë”, Mërtiri: Me Sali Berishën në krye, e kanë të sigurt humbjen!

më shumë...

75-vjetori i krijimit të Forcës Ajrore, Begaj: Plani i modernizimit të FA, ambicioz dhe i nevojshëm!

më shumë...

VIDEO/ Rama publikon transformimin e Lanës ndër vite: Llafet i merr lumi!

më shumë...

“Partizani”, Balla del pas 3 orësh nga SPAK: Uroj të jetë proces i drejtë, shpresoj të thirrem edhe për 21 janarin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:15

“Në PD s’ka garë”, Mërtiri: Me Sali...

7:59

Kruarja e lëkurës, simptoma e zakonshme që...

7:42

Ministri izraelit: Do të ndërmarrim sërish veprime...

6:47

KE publikon masa për mbrojtjen e konsumatorëve...

6:32

Sulmet izraelite në Libanin jugor, humbin jetën...

6:09

Makina përfundon në oborrin e banesës në...

6:08

VIDEO/ Autobusi bie në lumin Sena, shpëtohen...

5:54

SHBA shqyrton vendosjen e raketës hipersonike “Dark...

5:40

Bllokada detare në Hormuz, OKB: Rrezikohet ekonomia...

5:37

75-vjetori i krijimit të Forcës Ajrore, Begaj:...

5:31

Propozimi i Rusisë për armëpushim në 9...

5:24

Muaj maj sjell ndryshimin për këto shenja...

5:13

Mesazh i Mojtaba Khameneit: Irani do të...

5:09

Trump i përgjigjet kancelarit gjerman: Merz duhet...

4:57

Kina do ndalojë shitjen e dronëve për...

4:30

VIDEO/ Rama publikon transformimin e Lanës ndër...

4:29

A do të sjellë BE-ja një taksë...

4:24

“Partizani”, Balla del pas 3 orësh nga...

4:21

Vendoset data, ja kur do të mbahen...

4:02

Shqipëria miqësore me Izraelin, testi më 3...

Më të klikuarat

  • “Vjen diçka nga e kaluara”, Horoskopi për muajin...
  • VIDEO/ Moza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë nga Ferma VIP...
  • “Mund të marrësh një lajm të rëndësishëm”, parashikimi i yje...
  • Mjeku Edmond Gashi Skandali tek Onkologjiku, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet...
  • Sot në 12:00 mbyllet afati për kandidaturat, Berisha i vetmi...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.