Diellza Kolgeci provoi për herë të parë ndjesinë e të qenurit nënë. Bukuroshja shqiptare solli në jetë një vajzë, e cila lindi gjatë mesnatës.

Diellza ka treguar se ka bërë lindje natyrale dhe pavarësisht disa komplikimeve, ajo dhe vogëlushja gëzojnë shëndet të plotë.

Ajo ka zbuluar se vajzën e ka pagëzuar me emrin Helena dhe se kur e mori për herë të parë në krahë harroi çdo dhimbje.

“Nuk e kam besuar se ato dhimbje aq të mëdha mundet dikush t’i kalojë në sekondë”, ka thënë Kolgeci.

Ajo ka publikuar edhe një foto nga spitali, në të cilën shihet duke mbajtur vajzën e saj në krahë./Living

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *