Subscribe

Ndaj fëmijëve ne jetimore ushtrohet dhune fizike dhe psikologjike, kryesisht nga stafi i institucionit. Ky fakt tronditës është publikuar nga Avokati i Popullit pas nje monitorimi dhe intervistave me fëmijët ne 9 jetimoret e vendit. Igli Totozani, pa përmendur emra te institucioneve ku është verifikuar dhune, kërkoi masa te menjëhershme per sigurinë e fëmijëve, kthimin e jetimoreve ne qendra ditore dhe sistemin e fëmijëve ne familje kujdestare. Gjate monitorimit disa mujor ne qendrat sociale, ekspertet e Avokatit te Popullin vunë re mungesa te theksuara te stafit, kryesisht te psikologeve, mjekeve dhe infermiereve. Per shkak te buxhetit te paket, punonjësit e shërbimit social ne këto qendra e bëjnë dhe punën e sanitarit, kuzhinierit apo lavandierit. Ndërsa kualifikimi i edukatoreve ne jetimore nuk është ai i duhuri. Raporti mbi 70 faqe i Avokatit te Popullit per situatën e jetimoreve dhe kushtet e rreth 180 fëmijëve, do t’i dorëzohet parlamentit, Ministrisë se Mirëqenies Sociale dhe institucioneve te tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *