Subscribe

Teksa qeveria ka avancuar në nismën e saj, për të miratuar draftin e amnistisë fiskale, komuniteti i biznesit e sheh atë me shqetësim, ndërsa kuron që ky draft të ketë dakordësinë e organizma ndërkombëtarë.

 

Dhoma Amerikane e Tregtisë në një dalje publike, përforcon qëndrimin e saj duke thënë se ky draft nxit pastrimin e parave, si dhe ofron pabarazi në treg me individët dhe bizneset që kanë paguar taksa dhe tatime ndër vite.

 

 

“Ne duam më shumë kohë për konsultim për këtë draft. Ai ka disa ndryshime nga fillestari, por ato nuk janë esenciale. Për ne kjo nisëm krijon hapësirë për pastrim parash dhe evazion. Këtë shqetësim e kanë ngritur dhe partnerët tanë ndërkombëtarë si FMN apo Bashkimi Europian. Nëse qeveria ka marrë miratimin e tyre që janë më të specializuar për ne është ok, nëse e kundërta është e vërtetë, shqetësimet tona janë serioze, pasi ai stimulon konkurrencë të pandershme.” – u shpreh Jaço.

 

Duke u ndalur te klima ekonomike, Dhoma Amerikane evidenton nuk ka përmirësime, por indeksi po njeh rënia nga viti në vit. Shkak madhor është monopoli dhe korrupsioni, për të cilin kërkohen penalitete konkrete për zyrtarët që marrin vendim, me efekt korruptim

 

Në duam një strategji konkrete antikorrupsion. Ka praktika ndërkombëtare antiryshfet, të cilat duhet të zbatohen jo vetëm të parandalojmë aktet korruptive, por edhe t’i ndëshkojmë ato kur ndodhin. Në këtë frymë ne kërkojmë dhe reformim e prokurimeve publike. Ati duhet te jenë më transparente.

 

Kreu i Dhomës Amerikane u ndal edhe te nisma më e fundit për të tatuar profesionet e lira, ligj i cili sipas tij, nuk ndikon në formalizimin e ekonomisë.

 

Në indeksin e përvitshëm të klimës ekonomike, bizneset anëtare të dhomës shprehin të njëjtat shqetësime si një vit më parë, konsultimi publik duhet të jenë më efektive, taksat nuk duhet të ndryshojnë shpesh, ndërsa procedurat për investime të jenë sa më të thjeshtuara.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *