Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 September 2026
Vizion fokus

Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions në SHBA

Kolegu humbi jetën, vetë mbeti i pagosur në aksionin...

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare këngëtari...

Në çfarë kushtesh do të mbahen zgjedhjet parlamentare në...

Shtyhet telefonata mes Merz dhe Trump, në sfond përplasja...

Greqia paralajmëron Turqinë: Jemi të përgatitur për çdo skenar!

Sulmi ndaj Iris Luarasit dhe Ilva Gjuzit, reagojnë deputetet...

“Inter i fortë, nuk u tremb nga Reali”, Seedorf...

“Gjithmonë kam pasur rikthime”, Berisha flet hapur për dëmtimet...

Detaje nga sekuestrimi i drogës të ardhur nga Kanadaja,...

“Dhimbje koke” për Sylvinhon, Hysaj dhe Broja me probleme, Muçi, Manaj dhe Mehmeti të shkëlqyer

2 Mars 16:49

Kuqezinjtë e Turqisë janë për momentin aseti kryesor i trajnerit Silvinjo, i cili është futur në ditët e rëndësishme të planifikimit në detaj të duelëve të play-off-it që mund të na japin mundësinë e realizimit të një ëndrre të madhe, atë të kualifikimit në Kupën e Botës. Dueli gjysmëfinal kundër Polonisë më 26 mars në Varshavë, e ndoshta edhe një sfidë e mundshme finale nëse kalojmë me sukses këtë përballje të parë, do të vendosin me siguri edhe fatet e Silvinjos në përfaqësuesen tonë, pasi një dështim i mundshëm do të divorconte përfundimisht stafin teknik me Federatën Shqiptare të Futbollit.

Fokusi, sidoqoftë, është te përgatitja e duel it me polakët. Të gjithë e dinë që Silvinjo është besnik, madje më shumë sesa duhet, i ideve të tij dhe ndryshon shumë pak edhe kur zhvillimet rreth tij janë të rëndësishme. Fjala vjen, të gjithë janë kuriozë të kuptojnë se si do të sillet ai me Ernest Muçin dhe Anis Mehmetin.

I pari i ka lënë të gjithë pa fjalë me performancën te Trabzonspor. 31 ndeshje, 13 gola dhe 6 asiste për fantazistin kuqezi. Shifra që s’kanë nevojë për koment e që për një kombëtare si Shqipëria janë luks. Në suksesin e fundit 3-1 kundër Karagümrük, ai ishte ndër më të mirët në fushë dhe për këtë arsye u zgjodh edhe në formacionin më të mirë të javës së 24-t të Superligës turke, në krah të Viktor Osimhen.

E njëjta situatë është edhe për Anis Mehmetin. 25-vjeçari, dikur pjesë e kombëtares, po bën një sezon fantastik, kurorëzuar edhe me një transferim të rëndësishëm nga Bristol City tek Ipswich Town. Në fundjavë shënoi në fitoren e fundit të Ipswich kundër Swansea, duke shkuar në kuotën e 11 golave e 8 asisteve në Championship, kampionat i fortë dhe i pakrahasueshëm me disa liga të tjera ku luajnë kuqezinjtë.

Prania e tyre në kombëtare duket e pashmangshme po të kemi parasysh edhe problemet me lojtarë të tjerë. Fjala vjen, Armando Broja, që sipas trajnerit të Burnley do të mungojë edhe disa javë si pasojë e një dëmtimi, apo edhe Mirlind Daku që është zhdukur nga radarët e golave. Jasir Asani, me ndërprerjen e kampionatit në Iran, është hall më vete. Dhimbje koke për trajnerin jep edhe Elseid Hysaj, edhe ai me probleme fizike, sikurse edhe Medon Berisha që ende nuk e ka marrë veten nga dëmtimi te Lecce.

Thënë këto, Silvinjo duhet të lutet që të paktën emra të tjerë si Rey Manaj apo Uzuni të vazhdojnë të realizojnë sikurse kanë bërë javët e fundit, në mënyrë që të jenë garancia e teknikut për sfidën e rëndësishme në Varshavë.

Posted Under:
Anash Sport
Tagged:
sport sylvinio

Nga e njëjta kategori

Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions në SHBA

më shumë...

Kolegu humbi jetën, vetë mbeti i pagosur në aksionin për kapjen e të shumëkërkuarit, efektivi Adri surprizohet nga Hita

më shumë...

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare këngëtari i njohur grek

më shumë...

Në çfarë kushtesh do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Serbi?

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

5:52

Berisha takon kongresmenin republikan Pete Sessions në...

5:44

Kolegu humbi jetën, vetë mbeti i pagosur...

5:32

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën...

5:08

Në çfarë kushtesh do të mbahen zgjedhjet...

5:04

Shtyhet telefonata mes Merz dhe Trump, në...

4:48

Greqia paralajmëron Turqinë: Jemi të përgatitur për...

4:36

Sulmi ndaj Iris Luarasit dhe Ilva Gjuzit,...

4:25

Parashikimi i motit për ditën e enjte,...

4:22

“Inter i fortë, nuk u tremb nga...

4:19

“Gjithmonë kam pasur rikthime”, Berisha flet hapur...

4:15

Këshillat e mjekut: Si të qëndrojmë të...

3:15

Detaje nga sekuestrimi i drogës të ardhur...

3:06

107 kg drogë nga Kanadaja në Shqipëri,...

2:52

U zgjodh kryetare e Kuvendit, Albulena Haxhiu...

2:43

Nga fusha te pronësia! Messi pranë blerjes...

2:37

Britania përplaset me Izraelin, Tel Avivi mbyll...

2:25

Hungaria vendos veton për anëtarësimine Ukrainës në...

2:18

Ia lidhën duart dhe e qëlluan nga...

1:52

Zjarr në kodrat e fshatit Bago të...

1:45

Larje hesapesh?! Ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali,...

Më të klikuarat

  • Larje hesapesh?! Ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali, u...
  • Ia lidhën duart dhe e qëlluan nga afër, detaje tronditëse ng...
  • Sulmi verbal ndaj Iris Luarasit, reagon Rama: Çfarë mjerimi...
  • Ndjekja e Iris Luarasit nga protestueset, Koçiu: Kjo nuk ësh...
  • Telefonata e rreme për pak shkaktoi aksident mes zjarrfikëse...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.