E premte, 23 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Dhërmi, shuhet zjarri që rrezikoi banesa e hotele

Është shuar pas 7 orësh zjarri që përfshiu një sipërfaqe pyjore farë pranë hoteleve turistike në Dhërmi. Flakët u aktivizuan në orët e mbrëmjes së të enjtes dhe pavarësisht ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës me tre automjete, ato u përhapën me shpejtësi. Zjarrfikësit punuan gjatë gjithë natës, duke krijuar kufizimin e vatrës së zjarrit, që favorizohej nga era e fortë. Flakët ndërkohë rrezikuan edhe disa banesa e biznese aty pranë. Por fatmirësisht, zjarrfikësit të ndihmuar dhe nga banorët, arritën t’i shuanin flakët.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë