Gjykata e Pogradecit ka lënë në burg tre të arestuarit në kuadër të operacionit policor të koduar “Korani”. Bëhet fjalë për Adriatik Dokollarin, drejtor i Shoqatës së Menaxhim Peshkimi në Pogradec, si dhe Marjel Durollari dhe Endri Pera, punojës të kësaj shoqate.

Vizion Plus bën me dije së të tre këta individë akuzohen për shpërdorim detyre me qëllim përfitimin personal, duke detyruar peshkatarët të kryenin peshkim të paligjshëm të peshkut koran dhe me pas këtë sasi ta tregtonin në lokalet e qytetit të Pogradecit.

Sipas akuzes, gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre, u gjetën një sasi lekësh dhe një sasi peshku të llojit Koran, të cilin e kishin zënë në mënyrë të paligjshme. Ndaj tyre rëndon gjithashtu edhe akuza e shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë si dhe tregtimin e specieve të mbrojtura të faunës dhe florës së egër, e kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *