Prokuroria e Përgjithshme Federale ne Gjermani po vijon hetimet intensive në lidhje me aktivitetin e celules terroiste nga Taxhikistani, të cilët planifikonin sulme në Gjermani, ku të paktën tre prej anëtarëve të kësaj celule operonin muajt e fundit edhe në Shqipëri. Eksperti për terrorizmin dhe sigurine e brendshme në televizionin gjerman ARD, Michael Götschenberg në një intervistë për Vizion Plus zbardh planin e grupit të strukturuar kriminal në Shqipëri.

MICHAEL GÖTSCHENBERG

GAZETAR, ARD

Hetuesit gjermanë supozojnë se Ravsan Bokiev udhëtoi  bashke me një anëtar tjetër të Celulës Terroriste për në Shqipëri për të kryer një vrasje të porositur. Sipas informacioneve të mia, autoritetet gjermane zbuluan se urdhri për ekzekutim erdhi nga një numër telefoni suedez, por sipas njohurive të mia është pak e paqartë se kush është me të vërtetë porositësi. Ravsan Bokiev shkoi në Shqipëri për të vrarë një person dhe për të marrë nga vrasja 40 mijë dollarë. Grupi terrorist dëshironte të përdorte këto para për planifikime për sulme të ndryshme që do të kryenin dhe të mbështesnin financiarisht të ashtuquajturin Shtetin Islamik. Ekzekutimi i vrasjes në Shqipëri  dështoi minuten e fundit, pasi Bokiev dhe anëtari tjetër i organizatës terroriste  nuk ishin në gjendje të identifikonin personin që do të vrisnin dhe për këtë arsye janë kthyer në Gjermani. Deri më tani, sipas informacionit tim, nuk ka asnjë indikacion se Komron Zukurov i cili do të ekstradohet nga Shqipëria në Gjermani kishte kishte lidhje me këtë çështje.

Autoritetet gjermane janë në pritje të ekstradimit nga Shqipëria të 24 -vjecarit Komron Zukhurv ne javet ne vijim per te vepruar me tej hetimet nëse ka ndonjë lidhje të mundshme për përgatitjen e sulmeve në baza amerikane të ngjashme me ato në Gjermani edhe në Shqipëri.

MICHAEL GÖTSCHENBERG

GAZETAR, ARD

Sipas informacioneve që unë disponoj, autoritetet  gjermane supozojnë se Komron Zukhurov është anëtar i celules së  ISIS këtu në Gjermani. Zukhurov është  pjesëtari  i gjashtë i celules terroriste, pesë të tjerët janë tashmë në paraburgim në Gjermani dhe sipas hetuesve ai është pjesë e kësaj organizate terroriste  të shtetit islamik. Kjo është arsyeja përse  donin që autoritetet shqiptare ta dorëzojnë në Gjermani , ta arrestojë këtu dhe të jenë në gjendje ta procedojnë në gjyq. Aktiviteti i tij i muajve të fundit në Shqipëri nuk është shumë i qartë për autoritetet, kështu që kjo është pjesë e hetimit dhe mbetet për tu zbuluar.

Ne muajin prill autoritetet gjermane shkaterruan nje organizate terroriste, te cilet financoheshin nga ISIS per te kryer sulme ne bazat ajrore amerikane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *