Zbardhen të tjera detaje nga dy rastet e para me koronavirus në Shqipëri. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se vetëm 28-vjeçari është infektuar në Firence të Italisë. Pasi është kthyer në datën 26 shkurt në vend, ai ka infektuar edhe babanë.

 

“Janë konfirmuar dy rastet e para me COVID -19, dy qytetare 54 vjeç dhe 28 vjeç banues në Tiranë, rast i importuar që ka udhëtuar nga Firence në Shqiperi, ku ka hyrë përmes pikes kufitare te Hanit të Hotit në 26 shkurt, ndërkohë që babai është rast i konfirmuar si kontakt i ngushtë. Është kontaktuar urgjenca kombëtare menjëherë sipas protokolleve janë marrë mostrat, kanë patur shenjat klinike, janë dërguar në laborator e kanë rezultuar pozitiv. Menjëherë janë kryer identifikimi, izolimin e kontakteve të ngushta përgjatë natës, kanë marrë mostrat e kontakteve për analizë dhe tashmë kontaktet janë të izoluar. Ndërsa dy qytetarët janë dhe po marrin shërbim pranë Infektivit në QSUT.”

 

Manastirliu u kërkoi qytetarëve që kanë shenja gripi që të mos shkojnë në spital, por të telefonojnë 127.

 

“Dua të bëj disa thirrje, qytetarët të ruajnë qetësinë, ekipet e urgjencës janë në gatishmëri dhe në spitale. Mjekët e infermierët janë në ballë të kësaj situate. Nëse kane shenja gripi të telefonojne në numrin 127 dhe ta bëjnë këtë pa vonesë. Të mos vijnë në spitale e urgjenca, pa patur shenja klinike e s’janë vizituar nga ekipet e urgjencës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *