Në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje 48 vjeçari Lulzim Visha është gjetur i vdekur në makinën i tij i vrarë me armë, në zonën e Zall Mnerit, në Dajt.
Ishte një nga banorët e zonës që pa trupin e pajetë dhe më pas njoftoi policinë. Lulzim Visha kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në punë. Ai punonte postier dhe është qëlluar brenda automjetit të një poste private.
Lexo edhe :
Related Posts
Dyshimet paraprake të policisë janë që 48-vjeçari të jetë nxjerrë në pritë. Banorët e zonës i thanë policisë se nuk kanë dëgjuar të shtëna, dhe kjo ka ngritur dyshimet se mund të jetë vrarë me pistoletë me silenciator.
Ndërkohë që në makinë janë gjetur mbi 12 gëzhoja pistolete.
Për sa i përket autorit apo autorëve të ngjarjes kriminale, një mjet tip Porsche ngjyrë gri, po kërkohet nga policia pasi dyshohet se mund të ketë qenë makina e përdorur për krimin. Ajo është fiksuar nga një kamer sigurie në një banesë afër vendit të ngjarjes.
Shkak i vrasjes dyshohet një hasmëri e mundshme mes viktimës Lulzim Visha dhe personave të tjerë, pasi shumë vite më parë, vëllai i Lulzim Vishës ka vrarë një tjetër person.
I vëllai i viktimës është jashtë shtetit dhe e ka kryer dënimin për vrasjen e kryer në 1997.
Një tjetër pistë që është ngritur nga grupi hetimor është ajo e një konflikti që dy vëllezërit kanë pasur kohët e fundit me disa persona të tjerë në zonën e Zall Mnerit.
/vizionplus.tv






