E premte, 30 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Sociale

Dëshmitë e dhunës së burrave, qindra vajza e gra durojnë agresionin

Kjo grua është nje nga shumtat qe ka vuajtur dhunën psikologjike dhe fizike nga bashkëshorti. Prej 17 vitesh, ajo ka duruar dhunën sistematike te ushtruar nga burri. Situata u be e padurueshme, derisa gruaja vendosi ta denoncoje, sepse ai filloi të qëllonte edhe fëmijët.

 

Reklamë

Pas denoncimit, burri ka përfunduar në polici, por ankthi i gruas nuk ka marrë fund. Xhelozia ishte shkaku kryesor konfliktit ne familje dhe gruaja ka vendosur t’i japë fund, duke mbyllur procedurat e divorcit. Por dhunë ka përjetuar edhe nje 19-vjeçare nga Elbasani: jo nga burri, por nga i dashuri.

 

Reklamë

Edhe ne rastin e 19-vjeçares, xhelozia ishte shkaku i debatit dhe goditjeve, te cilat morën fund me kërcënimin per denoncim. Në Shqipëri ka disa shoqata qe punojnë per mbrojtjen e grave të dhunuara. Të dhënat e tyre tregojnë se gjatë gushtit janë regjistruar 147 raste. Policia e shtetit publikoi se fundi raportin per dhunën, ku per muajt qershor-korrik, jane shënuar 450 raste te reja dhune.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë