Subscribe

Trupat e pajetë të dy vëllezërve të vrarë me armë zjarri në një fshat të Maliqit u gjetën nga një punonjës i ujësjellësit, banor i zonës.

 

Në një pronocim për mediat, ai ka dëshmuar se trupat ishin të mbuluar në një kanal, ku arriti të dallonte dorën e një prej viktimave që ishte zbuluar nga reshjet e shiut.

 

Menjëherë sapo konstatoi trupin e pajetë, ai tha se lajmëroi policinë.

 

“Jam punonjës i ujësjellësit dhe këtë rrugë e bëj çdo ditë. Sot pashë në një kanal ishin të mbuluar një trup, kishte vetëm një dorë jashtë. Kur e pashë që ishte trup njeriu njoftova menjëherë policinë. Unë konstatova 1 trup, por më pas u zbuluan se ishin dy. Nuk ishin vendas. Sipas policisë, ata ishin nga Pogradeci. Nuk lëviza nga vendi i ngjarjes. U trondita.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *