Subscribe

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e dy motrave Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, ngjarje që tronditi të enjten Tiranën.

 

Autori i kësaj vepre, Përparim Ademi ka treguar përpara hetuesve të gjithë dinamikën e krimit.

 

Sipas 59-vjeçarit, gjithcka ka ndodhur për shkak të xhelozisë. Ademi është shprehur se nuk ka pasur për qëllim të vrasë motrat, por në debat e sipër ata e kanë ofenduar dhe me pas ai ka qëlluar në drejtim të tyre.

 

Sipas Ademit, ai kishte krijuar lidhje paralele me Zhanetën edhe pse ishte i martuar. Sipas tij, 45-vjeçarja, kohët e fundit ishte distancuar dhe kjo kishte bërë që autori të dyshonte se ajo kishte një lidhje tjetër.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Bajram Tushi”, në zonën e Astirit në Tiranë. Krimi i dyfishtë ka ndodhur në sy të dy fëmijëve të Zhaneta Metanit, të cilët po trajtohen me psikologë.

 

Ademi është nga Tirana dhe ka jetuar për një periudhë kohe në Maqedoninë të Veriut. Ai njihet edhe me emrin Përparim Tela, pasi vite më parë ka ndërruar mbiemrin, per shkak se kishte probleme me ligjin në shtetin fqinj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *