Një tjetër deputet i Partisë Socialiste është infektuar me koronavirus. Bëhet fjalë për Edmond Lekën, deputeti socialist i qarkut të Vlorës.

Leka është shtruar në spitalin Infektiv, ku po trajtohet me ndihmë mjekësore.

Kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, deputetët Ralf Gjoni, Eljo Hysko, Enver Roshi dhe Adriatik Alimadhin ishin disa nga politikanët e prekur me COVID që arritën të shëroheshin.

Sot, në vend tonë ndërruan jetë 2 qytetarë, ndërsa u regjistruan152 raste të reja, nga 864 testime të kryera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *