Rreth 154 deputetë dhe sanatorë francezë të të gjitha bindjeve politike parashtruan një kërkesë drejtuar François Hollande për njohjen e shtetit të Palestinës, në një letër të publikuar sot në media.

 

“Franca duhet të dëshmojë gadishmërinë e saj për të thyer bllokadën në këtë konflikt, duke rikonfirmuar zyrtarisht, në emër të së drejtës së patjetërsueshme për vetëqeverisje që populli palestinez të gëzojë të drejtën e të pasurit një shtet. Kjo ka të bëjë me respektimin e së drejtës ndërkombëtare si dhe sigurinë e Izraelit”, i shkruajnë deputetët kreut të shtetit.

 

“Zoti presidenti, vihuni në lartësinë e sfidës dhe mos humbni këtë takim me historinë, për të njohur, duke nisur që sot shtetin e Palestinës”, shprehen ata.

 

Shumica e grupeve politike, të së majtës si dhe të djathtës janë paraqitur në listën e nënshkruesve. Në të radhiten kryesisht Gilbert Roger, senatori socialist dhe lideri i grupit të miqësisë Francë-Palestinë, komunistët Marie-George Buffet dhe Pierre Laurent, senatoret ambjentaliste Aline Archimbaud dhe Esther Benbassa, socialistët Marie-Noëlle Lienemann, Mathieu Hanotin dhe Catherine Tasca si dhe të partisë së djathtë “Republikanët” Jean-Luc Reitzer dhe Michel Voisin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *