Subscribe

Mbledhja e Komisionit Hetimor për Shëndetësinë dështoi për herë të tretë. Deputetët e Partisë Socialiste nuk u paraqitën sërish në mbledhje e planifikuar për ditën e djeshme (9 prill), ku pritej që të miratohej plani i hetimit 3 javor si edhe kërkesat për informacion. Kjo është hera e tretë që mungojnë anëtarët socialistë, ndërsa opozita e sheh si një përpjekje për të bllokuar hetimet për dy koncesionet në Shëndetësi, sterilizimin dhe check up.

Kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi tha se do t’i drejtohen me një kërkesë kryeparlamentares Lindita Nikolla që të sigurojë mbarëvajtjen e mbledhjes. Deputeti socialit Petro Koçi, i ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus të moderuar nga Pranvera Borakaj, tha se mbledhja duhet të organizohet. Sipas tij aryseja e bojkotit është fakti që mbledhja është thirrur në mënyrë të njëanshme nga kryetarja e këtij Komisioni Albana Vokshi, pa u organizuar me nënkryetarin  Plarent Ndreca.

Të pranishëm në studio ishin gjithashtu deputeti demokrat Lefter Gështenja, juristi Ledio Braho dhe përfaqësuesja e Open Data, Aranita Brahaj.

Petro Koçi: Mbledhja thirret duke u rakorduar me kryesinë e komisionit. Ka kryetar, nënkryetar dhe sekretar. Nuk mund ta thërrrasë kryetarja kur t’i teket. Siç u bë me mbledhjen e parë, që e rakordoi me nënrkyetarin… Nuk mund të thuash “ne po bëjmë mbledhje, por nuk po vijnë ata.” Unë e vlerësoj paisonin e zonjës Vokshi si opozitare, edhe për çështje të shëndetësisë. Por menaxhimi i një komisioni parlamentar kërkon një standard serioz, nuk mund të kthehet në një çështje banaliteti. Kërkon organizim të përbashkët. Kur ka pasur vullnet është bërë mbledhja, kur nuk ka pasur nuk është bërë.

Aranita Brahaj: E rëndësishme është që komisini të mblidhet, jo formaliteti.

Ledio Braho: Vullneti i mazhorancës është që të mblidhet. Vullneti tregohet duke shkuar në komision, jo vetëm duke krijuar komisionin.

Gështenja: Ligji është i qartë, e thërret kryetarja mbledhjen. Këta duan një njeri që të flasë si duan këta./vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *