Ndërsa Palestina mban zi për 58 protestuesit e vrarë një ditë më parë nga ushtria izraelite, mediat paralajmërojnë se qindra mijëra protestues do të vazhdojnë qëndresën në kufirin e Gazës.

 

Nje ditë më parë rripi i Gazës u shndërrua ne shesh beteje ku palestinezet kundërshtuan zhvendosjes e ambasadës amerikane nga Tel Aviv në Jerusalem.

 

Mbi 2500 persona të tjerë mbetën të plagosur në masakrën më të përgjakshme që nga lufta në vitin 2014. Mes tyre numërohen edhe shumë gra e fëmijë.

 

Kjo është një foshnje 8 muajshe palestineze, e cila u helmua si pasojë e gazit lotsjellës gjatë përplasjes.

 

Autoriteti udhëheqës i Palestinës e dënoi ashpër masakrën, ndërsa OKB dënoi “shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut”. Katari reagoi ashpër per ate qe e quajti masakër brutale. Katari i bëri thirrje Këshillit të Sigurimit dhe bashkësisë ndërkombëtare të marrin përgjegjësitë e tyre lidhur me terrorizmin e Izraelit kundër palestinezëve.

 

Presidenti Turk Rexhep Tayip Erdogan, akuzoi Izraelin për “gjenocid” dhe dënoi qëndrimin e SHBA-ve për zhvendosjen e ambasadës në Jerusalem. Ai tha se diplomatët turq në Uashington dhe Tel Aviv do të kthehen në Turqi për “konsultime”, ndërsa vendi dhe populli i tij do të mbajnë 3 ditë zie në solidaritet me Palestinën.

 

E hëna ishte një nga ditët më vdekjeprurëse të Gazës që nga viti 2014. Ndërkohe palestinezët shënojnë sot 70 vjetorin e katastrofës që çoi në dëbimin e qindra mijëra palestinezëve nga fshatrat e tyre, ditën në të cilën Izraeli shpalli themelimin e shtetit 15 maj të vitit 1948.

 

Tensionet në rripin e Gazës erdhën si pasojë e hapjes së ambasadës amerikane në Jerusalem, një veprim që zemëroi në masë palestinezët. Ushtarët izraelitë përdorën edhe snajperë, si dhe të gjitha mjetet në dispozicion për t’i mbajtur protestuesit larg nga territori izraelit, ndërsa të paktën 38 protestues u arrestuan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *