Sulmi ndaj ish-gazetares Arbana Xharra ka shkaktuar reagime të shumta në Kosovë. Presidenti, kryeministri dhe krerë të forcave politike, si edhe ambasadorë, kanë dënuar me forcën dhunën e ushtruar ndaj Xharrës.

 

Presidenti Thaçi theksoi se dhuna është e papranueshme dhe përgjegjësit duhen gjetur e dënuar. Për kryeministrin Mustafa, ky është një akt i turpshëm, ndërsa kreu i PDK, Kadri Veseli, dënoi aktin barbar e të papranueshëm. Numri dy i kësaj force, Enver Hoxhaj theksoi se kjo ishte një ngjarje e paramenduar. por autoret do te zbulohen. Edhe presidenti shqiptar Bujar Nishani, nga Prizreni e cilësoi ngjarjen një akt burracak.

 

Ambasadori amerikan Greg Delaui, shkroi në Twitter, se ishte tmerruar nga akti brutal, ndërsa ambasadorja e BE, Apostolova kërkoi ndëshkimin e autorëve. Edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe te Lirive të Njeriut, apeloi për zbardhjen e shpejtë të ngjarjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *