Subscribe

Pak orë para përpjekjes së katërt për ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, koalicioni qeverisës ende nuk i ka siguruar të gjitha votat e nevojshme.

 

Qeveria Haradinaj ka arritur marrëveshje me LDK-në e disa deputetëve, por nuk është e sigurte se marrëveshja do të ratifikohet pasditen e kësaj të marte.

 

Mediat shkruajnë se partitë në pushtet kanë nisur bisedimet intensive për të bindur listën serbe para votimit. Kjo parti konsiderohet shpresa e vetme për kalimin e Demarkacionit, pavarësisht se serbet këmbëngulin t’i qëndrojnë vendimit për të mos votuar pro marrëveshjes.

 

Lëvizja Vetëvendosje është shprehur se vazhdon të mbetet kundër marrëveshjes së kufirit e po ashtu edhe grupi i Deputetëve të Pavarur, i cili përbëhet nga ligjvënësit që braktisën lëvizjen.

 

Koalicionit qeverisës i nevojiten 80 vota për ratifikimin e Demarkacionit. Kryeministri Ramush Haradianj, shprehet i bindur se deputetët do ta mbyllin përfundimisht këtë çështje, me qëllim që qytetarët e Kosovës të përfitojnë liberalizimin e vizave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *