Subscribe

Situata epidemiologjike në vend ka pësuar një trend rritës përsa i përket rasteve të reja pozitive ditore.

Ekspertët e shëndetësisë e lidhin kete me prezencën e variantit Delta, i cili ka sipas tyre ka një transmetueshmëri 50 deri në 60 përqind më të lartë.

Sipas parashikimeve, trendi rritës do të vijojë, por jo në një mënyrë agresive siç ndodhi vitin që lamë pas. Epidemiologët thonë se pasojat në shëndetin e të infektuarve me delta janë më të buta.

Për mbrojtjen nga variantet e koronavirusit, ekspertët apelojnë për marrjen e vaksinës si zgjidhjen më të efektshme. Deri në fund të këtij muaji, procesi do të vijojë të jetë i hapur për personat mbi 18 vjeç, në të gjitha pikat e dedikuara dhe qendrat shëndetësore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *