Subscribe

Skandal edhe ne provimin e matematikes ne maturën shtetërore. Teza e testit del një ore pas nisjes se provimit. Edhe pse me rregullore telefonat janë te ndaluar ne klasa per nxënësit dhe administratoret, varianti A i provimit te matematikes është fotografuar dhe me pas është hedhur ne rrjetet sociale

 

Pasi kane dale nga provimi rreth orës 12:30, maturantet e shkollave te Tiranës, konfirmuan se teza qe qarkullon është e njëjtë me testin qe ata zgjidhen. Nxënësit shprehen te irrituar nga ky fakt, dhe thonë se nuk është hera e pare qe ndodh. Provimi i Matematikes ishte i nivelit mestar, por nuk mungonin ushtrimet me shkalle te larte veshtiresie. Gjimnazistet e shkollës “Petro Nini Luarasi” tregojnë se administratoret kane qene te rrepte.

 

Ne lidhje me skandalin e radhës per daljen e tezes se Matematikes ne rrjetet sociale, përfaqësues pranë Ministres se Arsimit qe i përkasin Partisë Demokratike nuk mbajnë përgjegjësi. Te kontaktuar nga Vizion Plus ata thonë se procesi është mbikëqyrur nga komisioni i maturës shtetërore qe menaxhohet nga përfaqësues te dy forcave te tjera LSI dhe PS. Ndërkohë, drejtues te komisionit te maturës ende nuk kane nje reagim zyrtar ne lidhje me daljen e tezes para përfundimit te provimit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *