Subscribe

Qeveria është dakord me propozimin e deputetit socialist, Eduard Shalsi që afati i ligjit për investimet strategjike të zgjatet edhe për katër vite të tjera.

Në dokumentin që “Vizion Plus” disponon, të gjitha ministritë mbështesin nismën e Shalsit që subjektet e interesuara për investime strategjike të paraqesin kërkesat e tyre deri në datën 31 dhjetor 2027, pasi ligjit i mbaroi efektet e tij në dhjetor të vitit të kaluar.

Por, Ministria e Turizmit ka rezerva për propozimin që vlera e investimeve strategjike të rritet në 50 milionë euro dhe vlera e investimeve me procedurë të veçantë të bëhet të paktën 100 milionë euro.

Këto ndryshime të propozuara, sipas Ministrisë së Turizmit, do të frenojnë projektet investuese në fushën e turizmit për strukturat akomoduese që nuk ndodhen në zona me përparësi zhvillimin e turizmit.

Ministria sugjeron që sektori i turizmit të përjashtohet nga rregulli i përgjithshëm i vlerës së investimit si edhe të rishikohen vlerat e propozuara të investimit.

Gjatë diskutimeve në komisionet parlamentare, deputetët mund të bëjnë ndryshime në projektligjin e propozuar nga Shalsi, duke pranuar ose jo sugjerimet e bëra.

Ky ndryshim ligjor sipas socialistëve nuk mbyll derën që të ketë një rishikim të plotë të ligjit për investimet strategjike. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *