Subscribe

Kryedemokrati Lulzim Basha, e ka cilësuar show të radhës përplasjen mes Bardhit-Spiropalit dhe Çuçit në nisje të seancës së sotme.

Në fjalën e tij Basha tha se qytetarëve nuk ju interesojnë më pazaret, por duan të shohin projektligjet në seancë, që janë vettingu i politikanëve, heqja e imunitetit dhe ndihma ushtarake për Kosovën.

Sillni sot këtu interpelancë me ministrin e Mbrojtjes, ku e ke interpeleancën me Ramën për kampet e refugjatëve, por për Arben Ahmetajn. Ka 4 muaj që mbani amendamentin për Kosovën., Nuk ka nevojë Kosova për duartrokitje dhe për lëpirje, ka nevojë poër otimin për ndihmë ushtarake për Republikën e Kosovës, këtë viti dhe çdo vit tjetër. Ku e keni amendamentin, meqë e keni kthyer ne bunker konferencën e kryetarëve. Çfarë keni bërë me projektligjin për vettingun epolitikanëve. Pse nuk sillni projektligjin për heqjen e imunitetit të politikanëve”, tha Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *