Partia Demokratike ka sqaruar deklaratën e Lulzim Bashës gjatë mbledhjes së Kryesisë së partisë ditën e sotme, e cila u shoqërua me debate mes mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut aktual të PD.

 

Në një reagim për mediat, selia blu mohon që Basha e ka etiketuar anëtarësinë si “antiamerikane”.

 

“Në lidhje me spekulimet që qarkullojnë mbi mbledhjen e sotme të Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD-së, Partia Demokratike deklaron: Kryetari i Partisë Demokratike në asnjë moment nuk e ka etiketuar anëtarësinë, që është shpirti i PD-së, si antiamerikane. Ky është një trillim i qëllimshëm nga ata që prej kohësh keqpërdorin gjithçka për interesa personale. Z. Basha ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë, janë dhe do të jenë aleati i Partisë Demokratike për një Shqipëri të zhvilluar dhe demokratike dhe askush nuk mund ta cënojë aleancën dhe partneritetin mes Partisë Demokratike dhe SHBA-ve.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *