Udhëheqësit e Bashkimit Europian nuk arritën ende një marrëveshje mbi fondin e rimëkëbjes dhe buxhetin shtatëvjeçar të bllokut, që kap shifrën e 1,85 trilion eurove.

Ata do të mblidhen sërish këtw të diele në tryezën e bisedimeve.  Presidendi i Këshillit Europian Charles Michel, njëherësh dhe kryesuesi i këtij samiti, tha se shpreson që liderët europianë të arrijnë një kompromis.

Presidenti Emmanuel Macron me anë të një postimi në wëitter, tha se Franca dhe Gjermania janë bashkë për një plan të pashembullt të rimëkëmbjes.

“Ne jemi të gatshëm të arrijmë një kompromis pa hequr dorë nga ambicia. Të gjithë duhet të marrin përsipër përgjegjësitë që u takojnë.”


Ndërsa Kancelarja Merkel tha për mediat se “Ende nuk mund të shprehet nëse do të ketë një zgjidhje”. Megjithatë ajo theksoi se “ka vullnet të mirë bashkëpunimi mes udhëheqësve të BE-së, por nga ana tjetër ka edhe shumë këndvështrime të ndryshme.

Austria, Danimarka, Suedia dhe Hollanda kërkojnë më shumë kontroll mbi mënyrën e shpenzimit të parave, pjesë e fondit të paketës prej 750 miliardë eurosh për vendet më të goditura nga pandemia.

Nga bisedimet e mbrëmjes së të shtunës, fondi i rimëkëmbjes i cili fillimisht ishte llogaritur 500 miliardë euro për t’u shpërndarë si grante, u zvogëlua në 450 miliardë €, dhe pjesa tjetër si kredi.

Nga ana tjetër Hungaria ka kërcënuar se do të vendosë veton ndaj paketës së rimëkëmbjes nëse ekzistojnë kushte që lidhen me qasjen në fonde me respektimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit.

Europa ndodhet përballë recesionit për shkak të krizës që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *