Presidenti Ilir Meta ka ndarë me ndjekësit dhimbjen për humbjen e mikut të tij, Hekuran Dokos.

 

Përmes një mesazhi në “Facebook”, kreu i shtetit shkruan se edhe pse Doko arriti që ta largonte koronavirusin nga trupi i tij, nuk i mundi pasojat që i la sëmundja.

 

Meta shprehet se Hekurani ishte një bashkëpunëtor në kohë të veshtira dhe nuk kërkoi të përfitonte nga miqësia që kishin.

 

“Ndaj dhimbjen për humbjen e një miku besnik e zemërmirë, Hekuran Dokos, i cili edhe pse arriti ta largojë virusin nga trupi i tij, nuk arriti t’i mundë pasojat që i la. Hekurani ishte një bashkëpunëtor në kohë të vështira, i palëvizur në bindjet e tij. Ai kurrë nuk kërkoi të përfitonte nga miqësia jonë, përkundrazi la vend në zemrën e miqve të tij nga karakteri që kishte, integriteti dhe vlerat e larta njerëzore. U prehsh në paqe miku ynë Hekuran Doko! COVID-19 vazhdon të jetë rrezik e kërcënim për jetët tona. Është e rëndësishme për secilin të tregojë kujdes personal duke respektuar të gjithë masat e këshilluara nga ekspertët dhe të lehtësojmë punën e mjekëve e personelit shëndetësor në këtë betejë të gjatë e të vështirë. Njëkohësisht edhe institucionet shtetërore duhet të tregojnë më tepër përgjegjshmëri.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *