Vendimi i Keshillit Europian per te mos hapur negociatat me Shqiperine e Maqedonine e Veriut ka krijuar paqartesi per te ardhmen per shkak te kerkeses se presidentit Macron per reformim te te gjithe procesit.

Keshilli vendosi tek konkluzionet e tij vetem nje fjali qe ceshtja e negociatave do te marre nje pergjigje para samitit te Zagrebit ne majin e vitit te ardhshem, por pa saktesuar asgje me shume se kaq.

Por perballe Frances mesohet se Gjermania do te perpiqet qe ceshtja e negociatave me shqiperine e maqedonine e veriut te shqyrtohet ne muajin dhjetor te ketij viti.

Nje qendrim te ngjashem ka mbajtur edhe kryeministri i Italise Conte i cili ne perfundim te keshillit deklaroi se ai do t’i propozojë BE-së qe ne muajin nentor te hape negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *