Subscribe

Qeveria, në mbledhjen e kësaj të enjteje, mori disa vendime që lidhem me energjisë, rendin publik dhe rindërtimin.

 

Duke parashikuar një situatë optimiste në ditët në vijim në Kaskadën e Drinit për shkak të reshjeve të pritshme, ministrja Balluku garantoi se çmimi i energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël nuk do të ndryshojë.

 

Detyrimi për të siguruar energjinë elektrike për ta i takon KESH-it dhe për ta ndihmuar në këtë drejtim, janë marrë disa masa shtesë.

 

 

BELINDA BALLUKU

 

MINISTRE E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË

 

“Shoqëria KESH ka detyrimin e furnizimit publik dhe duhet të furnizojë me energjinë e plotë. Sipas çmimit për njësitë energjisë elektrike. KESH detyrohet të prodhojë dhe dorëzojë aq sa është sasia mesatare për vit duke konsoliduar që çmimi për abonentët familjarë dhe bizneset e vogla do të mbetet pa ndryshuar. Nevojitet marrja e masave shtesë nga KESH të cilat do të ndihmojnë në plotësimin e sasisë së nevojshme. Në ditët në vazhdim do kemi edhe shtime të tjera si një park fotovoltaik në Vaun e Dejës. KESH i vihen në dispozicion mekanizmat ligjorë.”

 

Nga ana tjetër, ata që duan të pajisen me armë me leje, qoftë edhe armë gjahu, do të përballen me disa kritere më të rrepta.

 

BLEDI ÇUÇI

MINISTËR I BRENSHËM

 

“Siguria prioritet absolut dhe kryeja e krimeve me armë zjarri është një shqetësim dhe kjo strategji synimin të parandalojë posedimin e armëve pa leje në duart e civilëve, parandalimin dhe kontrollin e trafikut të armëve të lehta dhe të vogla dhe disiplinimin më të fortë të licencimit të përdorimit të armëve luftarake dhe atyre të gjahut. Janë  parashikuar shumë masa konkrete, edhe për fenomene të reja sa i takon trafikimit apo prodhimit të armëve dhe kemi parashikuar disa ndryshime në Kodin Penal dhe të kriminalizojmë disa figura të reja të krimit që kanë të bëjnë me trafikimin siç është ajo nëpërmjet kolive postare dhe kemi kriminalizuar përdorimin e pajisjeve që mundësojnë printimin 3D të armëve. Synojmë parandalimin e posedimit të armëve në mënyrë të jashtëligjshme.”

 

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi njoftoi se në janarin e vitit 2022 do të nisin punimet për bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë.

 

Sipas tij, të gjitha familjet që preken nga projekti, do të shprësohen sipas vlerës së tregut dhe pa vonesa.

 

Ndërkohë, fondi i rindërtimit për këtë vit është shtuar edhe me 7 miliardë lekë të tjera, një vendim ky që sipas zëvendëskryeminsitrit Arben Ahmetaj, do të mundësojë që deri në fund të dhjetorit, shumjë familje të prekura nga tërmeti të futen në shtëpitë e reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *