Subscribe

Ky sezon turistik, veçanërisht per qarkun Vlore, duket se po shoqërohet me kosto te mëdha për operatoret e fushës. Sikur te mos mjaftonte infrastruktura publike, e cila për kete qark është nje element frenues, per pushuesit, bizneset ankohen për kosto e larta te taksave dhe tatimeve qe duhet te paguajnë. Kreu i shoqatës se operatoreve turistike thotë se taksa e hapësirës publike, ka njohur nje rritje te ndjeshme këtë vit. Nje tjetër shqetësim per sektorin e hotelerisë ne zone është edhe taksa e fjetjes për shtretër. Bashkia ka vendosur qe kjo takse, e rritur disa here, do te paguhet per katër muaj, ndërkohe qe sezoni turistik, nuk është kaq i gjate.
Sektori i turizmit, nuk ka njohur lehtësime fiskale nder vite, ndërkohe qe si ne çdo fushe tjetër, informaliteti është një konkurrence e pa drejte, qe ka rritur kostot e bizneseve formale. Kjo është edhe një nga arsyet kryesore se pse qytetaret këtë sezon, përballen me çmime edhe me te kripura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *