‘Charlie Chaplini’ shqiptar feston sot 67 vjetorin e lindjes. Zef Deda, është figurë shumë e dashur për të gjithë publikun shqiptar përmes roleve të shumta në teatër apo komedi. Aktori me origjinë nga Shkodra ka punuar më shumë se 40 vjet në Teatrin Migjeni.

 

 

Në këtë ditë të veçantë, urimi i parë vjen nga i biri, Julian Deda, i cili shkruan: “Në vitin 1950, Gjyshja ime Luçia solli në jetë një djalë dhe e quajti Zef. Ky djalë u rrit me shumë halle dhe në mes të skamjes. Të vetmen pasuri kishte librat e falur, që i lexonte të paktën për të ushqyer mendjen, se për barkun ishte shumë e vështirë. Gjithsesi ja ku është sot pas 67 vitesh i rrethuar me dashuri dhe krenari. Në fakt ai vetë është krenaria e familjes sonë. U bëfsh 100 vjeç Babushi im. T’du fort Artist. Kujdes: Mos u gënjeni nga shikimi, nuk është aq i urtë sa ka dalë në këtë foto..!”

Edhe Vizion Plus, ka shume urime ne kete dite per ‘kunatin e shokut Xhemal’.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *