Uefa Champion League luajti ndeshjet e para të play off-it te marten ne mbremje te cilat u transmetuan ne Tring.

 

Në Glasgou Rangers dhe PSV u ndane ne nje barazim me gola dhe emocione 2 me 2, duke lene gjithcka te hapur per ndeshjen e kthimit ne date 24 gusht.

 

PSV  kaloi e para në epërsi ne minutën e 37 me golin e Ibrahim Sangares por vetem 3 minuta me vone ishte  Antonio Çolak qe barazoi rezultatin.

 

Në fraksionin e dytë skocezët shënuan golin e avantazhit me Lawrence, por ekipi holandez nuk u dorëzua në asnjë moment dhe barazoi ndeshjen në minuten e 78.

 

Ndërkohë Copenhagen mposhti 2-1 Trabzonspor. Claesson ishte ai që shënoi golin në minutat e para të ndeshjes dhe më pas  Lerageri coi shifrat  ne 2 me 0 per danezet në fillim të pjesës së dytë.

 

Megjithatë miqtë shënuan një gol në minutën e 78’ me Bakasetas qe mban gjalle shpresat e turqve per te permbysur gjithcka ne fushen e tyre pas nje jave per te siguruar nje bilete per ne fazen e grupeve.

 

Në nje tjeter sfide kampioni i Norvegjisë Bodo Glimt mori nje fitore 1 me 0 kunder Dinamo Zagreb ne fushen e vet duke shkuar ne Kroaci me nje avantazh jo te vogel.

 

Pellegrino  shenoi golin e vetem te ndeshjes ne minuten e  37 qe i dha suksesin vendasve.

 

Sot luhen edhe tre takime te tjera, te cilat gjithashtu do te transmetohen ne Tring.

 

Vemendja eshte e perqendruar tek Dinamo Kiev vs Benfica ndersa dy takimet e tjera jane Makabi Haifa vs Crvena Zvezda si dhe Karabak vs Viktoria Plzen.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *