Spektakli i mbrëmshëm I “Ferma VIP” ka dhuruar jo pak spektakël.

Lojra dhe argëtim, ishte gjithçka që ndodhi një natë më parë në fermën më të njohur të momentit.

Por pas përfundimit të spektaklit, një pjesë e fermerëve, vendosën të shkonin të flinin, mes tyre edhe aktorja e mirënjohur Mariana Kondi, ndërsa pjesa tjetër preferoi të qëndronin në dhomën e ndenjes.

Bisedat e këtyre të fundit kanë qenë shqetësuese për fermerët e dhomës së gjumit, aq sa Mariana ka kritikuar me humor fermeret duke u thënë se duhet të flenë se do shkojnë tek burri.

Por këtë veprim, aktorja nuk e mban mend dhe ia ka kujtuar Floriani, teksa kanë qenë në verandë për të konsumuar kafen e mëngjesit.

Pjesë nga biseda:

Floriani: E kemi mbushuar javën ne apo akoma jo

Mariana: Jo mo. 4 ditë, javën e mbushin në prime-n e tretë

Mariana: Fjetëm rehat të paktën

Floriani: Po, po. Pasi bërtite ti, po. Vizë

Mariana: Kush bërtiti?

Floriani: Ti, se po bënin muhabet

Mariana: Me vërtetë?

Floriani: Po. U bërtite siç e ke ti të bërtiturën “do shkoni tek burri, flini gjumë, se ska kuptim kjo punë”

Mariana (qesh): Nuk e mbaj mend fare

Floriani: Ne jemi të lezeçëm. Nuk lejohet të bëhet muhabet në dhomë, po këtu tek piano lejohet të bëhet muhabet. Po aty është njëlloj

Mariana: Po aty bëhet më zhurmë, se është piano

Floriani: Po. Ne duhet ta bëjmë kështu, kush do të flejë, le të flejë. Kush do të bëjë muhabet, ti bjerë kitares, të këndojë me zë të lartë, hajde këtu përjashta

Mariana: Këtu, vetëm jashtë është mundësia. Këto kushte kemi/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *