Censusi ndërkombëtar i shpendëve dimërues është zhvilluar këto ditë nga Administrata e Zonave të Mbrojtura Pogradec së bashku me ekspertë të fushës.

 

Numërimi filloi nga fshati Tushemisht në kufirin shtetëror me Maqedoninë dhe vazhdoi më tej deri në Lin. Gjithsej ishin përcaktuar 13 pika vrojtimi, dhe numërimi u krye edhe në pjesën maqedonase të liqenit.

 

Nga numërimi rezultoi një numur prej afro 15.500 shpendësh dhe 26 specie. Tashmë numërimi dimëror i shpendëve është një traditë e gjatë. Gjatë këtij viti janë shënuar ndër numrat më të lartë dimërues të viteve të fundit.

 

Ky fakt argumentohet me dimrin e acartë të këtyre ditëve si dhe habitatet tejet të përshtatshëm. Ndërkohë që sjellja tejet ‘shoqërore’ e shpendëve flet për një mungesë të kërcënimeve tipike për vite më parë dhe menaxhimin përkatës të situatës.

 

Pra,moratoriumi i gjuetisë ka dhënë efektin e tij pozitiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *