Anderlehet ju kthye fitoreve pas 4 javëve edhe pse per ta arritur atë ju desh te priste deri ne minutën e fundit. Ne javën e 6 te kampionatit belg ne sfidën e transmetuar ne Tring, kampionet munden me vështirësi Lokeren 3-2,  duke u qetësuar disi përpara sfidës se te martës ne Champions League kundër Bajern.

 

U duk se do te ishte nje ndeshje shume e lehte per vendasit kur qe ne minutën e 3 gjeten avantazhin me Oniekuru. Por golit te shënuar nga talenti Nigerian ju gëzuan shume pak pas tre minuta me vone miqtë gjeten rrugën e barazimit me Miric. Edhe pse te zotet e shtëpisë rriten presionin, Lokerern surprizoi jo pak kur ne minutën e 36 Skulason kaloi per here te pare ne avantazh skuadrën e tij, duke mposhtur portierin kundërshtar me nje gjuajtje potente me te majtën.

 

Dominim total per skuadrën nga Brukseli ne pjesen e dyte, ndërsa per te barazuar shifrat i duhej te priste deri ne minutën e 77, kur përsëri Oniekuru ktheu gjithçka ne baraspeshe. Emocione te shumta ne fundin e takimit me sulme dhe kundërsulme nga te dy skuadrat, por me fatin qe i buzëqeshi Anderleht, ku ne minutën e 90 Todorcik i dhuroi fitoren ekipit te tij. Me këto tre pike, kampionet e Belgjikës rregullojnë disi pozitat ne klasifikimin e përgjithshëm, duke u ngjitur ne vendin e 7-te.

 

Celltic shpartalloi Hamilton 4-1 ne fushen e këtyre te fundit duke marre kryesimin ne javën e 5 te kampionatit skocez. Nje ndeshje e lehte per kampionet te cilët gjeten tre here rrjetën ne pjesën e pare me Arsmstrong dhe Sinkleir dopiete. Ne pjesën e dyte Eduard thelloi rezultatin përpara se Gogic nje minute nga fundi te shënonte golin e nderit per Hamilton.

 

Ne renditjen e përgjithshme, Selltik kryeson me 13 pike i ndjekur nga Aberdin me nje pike, por edhe nje ndeshje me pak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *