Ministri në detyrë i Jashtëm, Gent Cakaj, priti këtë të enjte në një takim deputetin e Komunës së Medvegjës, Muharrem Salihun dhe përfaqësuesin e klubit Trojet, Gani Sylan.

Ata diskutuan mbi gjendjen e rëndë të shqiptarëve në Komunën e Medvegjës, si rrjedhojë e procesit të fshirjes së adresave.

“Përderisa kjo po dëmton faktorin shqiptar atje, u pajtuam plotësisht për rëndësinë e një qasje të bashkërenduar të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë në mbështetje të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, veçanërisht në Medvegjë”, u shpreh Cakaj.

Po ashtu, Cakaj njoftoi për mbështetjen financiare dhe politike të Ministrisë së Jashtme, për çeljen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë, si një instrument shtesë për t’iu dhënë zë shqetësimeve e mbështetje konkrete shqiptarëve të Medvegjës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *