Shqipëria tashmë është në krizë politike pas vendimit të PD dhe LSI për të dorëzuar mandatet. Opozita duket e vendosur për të dalë jashtë sistemit ndërsa në anën tjetër mazhoranca thotë se është gati për dialog, por jo për zgjedhje të parakohshme.

 

Për të folur më shunë për këtë çështje në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus ka qenë deputetja e Lëvizjes Socialiste për integrim Silva Caka.

 

Në fjalën e saj Caka, ka theksuar se nuk e shikon lënien e mandatit si shkakun kryesor të pengesës së integrimit të Shqipërisë në BE.

 

“Kam përshtypjen se integrimi në BE, nuk cënohet nga ky veprim pasi ka një sërë vlerësueshish dhe treguesisht që e minojnë këtë, edhe kanabizimi i vendit ka qenë një nga treguesit që e minonte procesin e integrimit në BE, zgjedhjet e pandershme sigurisht që është një tjetër tregues minues procesin e integrimit. Krizat politike nuk janë asnjëherë të mirëpritura në asnjë republikë demokratike.”

 

I keni dorëzuar tashmë mandatet, çfarë ndodh më pas, cilët do të jenë hapat e radhës të opozitës ?

 

Hapat e radhës tashmë janë bërë të qarta në të gjitha artikulimet politike, nga të gjithë përfaqësuesit politikë të LSI-së, PD-së dhe të forcave të tjera pjesë e koslicionit të përbashkët opozitar. Hapi i radhës është vetëm largimi i Edi Ramës, krijimi i një qeverie tranzitore dhe shkuarja në zgjedhje të parakohshme.

 

Ndërkombëtarët janë njezëri kundër vendimit të opozitës për mandatet. Brukseli dhe Uashingtoni e kane bërë të qarte se ky vendim minon demokracine dhe integrimin ne BE, si i lexoni keto qëndrime?

 

Kam përshtypjen se integrimi në BE, nuk cënohet nga ky veprim pasi ka një sërë vlerësueshish dhe treguesisht që e minojnë këtë, edhe kanabizimi i vendit ka qenë një nga treguesit që e minonte procesin e integrimit në BE, zgjedhjet e pandershme sigurisht që është një tjetër tregues minues procesin e integrimit. Krizat politike nuk janë asnjëherë të mirëpritura në asnjë republikë demokratike. Po a jemi ne tashmë të tillë? Ne kemi një parlament që funksionon me një parti, flet vetëm një parti nuk i jepet fjala asnjë force tjetër, kishim sepse tashmë ai nuk është më një parlamet që përfaqëson qytetarët shqiptarë. Duke pasur një qeveri që nuk pyet për interesat e qytetarëve dhe fjalën e opozitës, as për denoncimet, duke pasur një drejtësi të kapur, zgjedhje e vjedhura, të pandershme dhe të blera të faktuara tashmë nga institucione të ndryshme, une mendoj se çfarë vlere dhe a është e vërtetë se vetëm kjo e minon integrimin e Shqipërisë në BE. Duke pasur parasysh deklaratat e SHBA do të jap vetëm një shembull, atë në Karolinën e Veriut do të rizhvillohen zgjedhje për shkak se akuzohet një prej këshilltarëve të një senatori në Karolinën e Veriut që ka vjedhur ose manipuluar votat. Kur ne kemi fakte dhe prova të faktuara nga prokuroria dhe nga raportet e OSBE-Odir etj që zgjedhjet janë vjedhur, atëherë a nuk na lind ne e drejta që të zhvillojmë zgjedhje të drejta dhe të lira në Shqipëri?

 

Kryeministri deklaron se eshte gati te ulet ne dialog por jo per zgjedhje te parakoheshme, a eshte gati opozita të negociojë me Edi Ramën dhe a ka ende kohe për ti shpetuar mandatet ?

 

Në këtë moment unë mund të flas vetëm si përfaqësuese e LSI-së pasi ne kemi pasur disa përpjekje për të pasur një lloj bashkëpunimi me mazhorancën e sotme në disa ligje, siç mund të kërkoj atë të vettingun e policisë dhe disa të tjera që për asnjë moment këto përpjekje nuk janë vlerësuar por janë përbuzur dhe janë injoruar. Jo vetëm nga ana e LSI-ja por edhe nga forcat e tjera qoftë edhe nga PD-ja apo forcat e tjera unë ju kujtoj edhe rregulloren e kuvendit e cila presupozohet të jetë një rregullore që ju shërben të gjitha palëve ku tashmë merren vendime vetëm nga një palë. Supozohet që edhe këshilli i mandateve dhe i rregulloreve që duhet ti shërbejë të gjithë palëve politike të bëhet i njëanshëm ju kujtoj reformën zgjedhore që e sjellin në tavolinë dhe thonë se kjo është reforma dhe hajde ta votojmë se kështu duam ne. Nuk ka më asnjë lloj hapësire për konsensur dhe dialog qëllimi është shumë i qartë dhe vendimi është i qartë largimi i Ramës, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme.

 

 

A rrezikon ky vendim të dëmtoje përveç demokracisë në Shqiperi edhe vetë opoziten ?

 

Nuk e gjykoj se e dëmton opozitën, të dy protestat kanë qenë shumë të qarta, dhe përkundrazi e forcon sepse ka qenë një vullnet i qartë jo vetëm i qytetarëve që na kanë votuar, por edhe ato që nuk na kanë votuar por që nuk shohin më asnjë shpresë në kuvend, që nuk do të jetë ky veprim që e dëmton atë, por e dëmtonte të qenët në parlament, të bërit fasadë e qeverisë. Ndërsa veprimi i fundit nuk e dëmton opozitën përkundrazi e forcon atë çdo ditë e më shumë sepse është duke u konvertuar në zërin më të fortë të qytetarëve shqiptarë të cilët nuk kanë gjetur hapësira për zërin e tyre.

Nëse opozita ja del që të shkojë në zgjedhje me një qeveri teknike, a ka rrezik që dorëzimi i mandanteve të kthehet në precedent për çdo opozitë?

 

Nëse edhe pas ardhjes në pushtet të koalicionit që sot është opozitare, në qoftëse edhe pas ardhjes në pushtet do të kemi probleme me kanabizimin e vendit do të kemi probleme me ministra që kryejnë akte korruptive dhe nuk ndërshkohen, nëse do të kemi kryeministrin të lidhur në mënyrë të pazgjidhshme me bandat nëse do të kemi funksionarë politikë shumë të rëndësishëm të dy forcave kryesore por edhe të aleatëve të tjerë të opozitës së bashkuar që do të faktohen në dokumente, në përgjime në mënyrë të pazgjidhshme me krimin, atëherë po që mund të ndodhë e njëjta gjë, por nuk besoj dhe jam e bindur edhe bazuar edhe në planin që ne kemi si opozitë e bashkuar se kjo nuk ka për të ndodhur asnjëherë. As nga LSI-ja as nga PD-ja të cilat mund të jenë të lidhura me eksponentë kriminalë, ato nuk do të përdoren ndonjëherë nga këto dy forca politike që janë në koalicion për të vjedhur dhe për të blerë vota për zgjedhjet e ardhshme kështu që nuk do të ketë arsye të ndodhi keq.

 

Megjithatë ka deputet që kanë refuzuar të dorëzojnë mandatet, si e shihni vendimine tyre ?

 

unë e shikoj si një vendim personal, dhe nuk do ta mohoj faktin që më vjen mire se edhe njëhërë tregohet se nga këto dy forca politike që natyrisht kanë dalë e dhe deputetë që ende nuk e kanë firmosur dorëheqjen e pa evokueshme nga mandati tregon se ka demokraci të brendshme funksionale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *